I vodhën armën policit, arrestohen dy të miturit
Dy adoleshentët që vjedhin automatikun e punonjësit të policisë janë vënë në pranga. Pak ditë më parë, dy të mitur në lojë e sipër arritën t‘i marrin armën automatike njërit prej policëve të furgonit në shërbim. Ka qenë një organizim i shpejtë i shërbimeve që brenda një kohe të shkurtër identifikoi autorët dhe i kapi. Së bashku me ta dhe armën e vjedhur. Burime nga policia lokale bënë të ditur se dy çapkënët janë ndaluar. Ata janë Rinaldo M., 15 vjeç dhe Reshit K., 16 vjeç, të dy nga qyteti i Shijakut.