E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Duhet profesionalizëm e integritet në zbatimin e ligjit, klimë të qetë”

03/05/2011  Ministri i Brendshëm Nishani në Fier e Vlore

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, vijoi dje në Fier dhe Vlorë turin e takimeve me strukturat policore në kuadër të përgatitjeve dhe masave që po ndërmerren për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zgjedhjet vendore të 8 majit. “Në këto zgjedhje duhet të dëshmoni profesionalizëm dhe integritet të lartë në zbatimin e ligjit, e po kështu të jeni shembullorë në etikën tuaj personale në komunikimin me qytetarët”,-porositi Ministri Nishani. Duke sjellë në vëmendje përvojën e fituar në zgjedhjet e mëparshme, trajnimet e kryera dhe legjislacionin në fuqi për Policinë e Shtetit dhe rolin e saj në zgjedhje, ministri Nishani shprehu bindjen se punonjësit e policisë do të dinë të përmbushin detyrat e përcaktuara për garantimin e një klime të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët. “T’u përcjellim qytetarëve mesazhin se Policia e Shtetit është e angazhuar totalisht për të garantuar lirinë dhe ushtrimin e të drejtës së votës nga qytetarët, si dhe për të dëshmuar standardet më të larta ndërkombëtare në sjelljen e shërbimit policor gjatë procesit zgjedhor”,-tha Nishani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›