Basha sfidon për herën e tretë prokurorinë, akuzat iu nisën me postë
Ish-ministri i Transporteve refuzoi dje thirrjen e prokurorit Kraja. Si u keqpërdor vendimi i Gjykatës së Tiranës nga mbrojtësit e Bashës
Habjon Hasani
Tiranë – Ish-ministri i Transporteve, Luzim Basha, ka sfiduar dje për të tretën herë rresht organin e akuzës. Basha ka dërguar dje avokatin e tij Zef Nikaj në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa ky i fundit bëri me dije pasi doli nga prokuroria se i kishte konsideruar si të jashtëligjshëm dhe të pavlefshëm aktin e shpalljes së Bashës si të pandehur. Ky refuzim i Bashës për t’u paraqitur para prokurorit shënon numrin tre të refuzimeve të tij, ndërsa dy herë të tjera Basha nuk u paraqit në Prokurorinë e Tiranës kur për të njëjtën çështje e thirri edhe prokurori Ervin Karanxha. Fill pas këtij qëndrimi, Prokuroria i ka komunikuar akuzat Bashës me postë në adresën e tij. Pas këtij veprimi, Prokuroria pritet të çojë çështjen në gjykatë. “Jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund hetimit, nuk do të ketë asnjë yçkël procedurale të ndalë procesin ligjor. Prokuroria është e vendosur”, - i tha dje “Albania”-s një burim fare pranë grupit hetimor në Prokurorinë e Përgjithshme.
Loja
Një javë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë vendosi pezullimin e hetimeve për dosjen “Rrëshen-Kalimash” pasi të pandehurit Andi Toma dhe Armand Teliti paditën “zvarritjen” që sipas tyre po i bënte prokuroria hetimit. Automatikisht në këtë pezullim u përfshi dhe hetimi ndaj ministrit Basha. Por duket se pikërisht ky fakt është keqpërdorur tashmë që Prokuroria e shpalli atë të pandehur. Avokatët dhe mbështetësit e Bashës pretendojnë tashmë se Prokuroria ka shkelur vendimin e gjykatës. Megjithatë, duket se tjetër mendim ndajnë hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me këtë pretendim. “Vendimi i Gjykatës së Tiranës për pezullimin e hetimeve nënkupton që të ndërpritet dhe të anulohet çdo dokument i futur në dosje i cili është siguruar pas datës që gjykata e konsideroi si afatin e fundit. Por ky vendim i gjykatës nuk mund të zhvleftësojë dokumentacionin që është siguruar brenda afatit ligjor të hetimit. Kështu që nga ky dokumentacion i mbledhur brenda afateve ne e kemi gjetur fajtor zotin Basha dhe i kemi komunikuar atij tri akuza. Nëse vendimi i gjykatës nuk do të kishte pezulluar hetimin, akuzat mund të ishin katër ose pesë. Pra, në thelb, ky vendim nuk ka lidhje fare me statusin e zotit Basha si i pandehur në këtë çështje. Ky vendim thjesht limitoi numrin e akuzave ndaj tij”, - i tha dje “Albania”-s një burim nga organi i akuzës.
Basha
Menjëherë pasi është njohur me refuzimin e Bashës për t’u paraqitur para prokurorit të çështjes Arben Kraja, institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme i ka nisur z. Basha, me postë, në adresën e shtëpisë së tij, komunikimin e akuzës. Kjo ishte njëra nga mënyrat ligjore për të vepruar. Prokuroria për 2 orë shqyrtoi mundësitë për të vepruar. Ishin tri mundësi. Mund t’ia komunikonte avokatit të Bashës, mund të caktonte një tjetër avokat për t’ia komunikuar ose t’ia dërgonte me postë. U zgjodh rruga e tretë, ndërsa tani nga pikëpamja ligjore dosja quhet e ezauruar dhe po merren masa për ta dërguar atë sa më shpejt në gjykatë. Këtë e konfirmuan dje edhe burime nga organi i akuzës, të cilat theksuan se kalimi i çështjes në gjykatë është çështje orësh tashmë. Por duket se një ndryshim me 180 gradë ka qëndrimi i palës së të pandehurit Basha, ndërsa avokati i tij Zef Nika paralajmëroi një tjetër gjyq në Gjykatën e Tiranës për t’i shpallur të pavlefshme veprimet e prokurorisë.
Avokati Zef Nika: “Do të padisim në gjykatë veprimin e prokurorisë”
“Në vazhdën e reagimit tonë ligjor të bërë të ditur disa ditë më parë ndaj veprimeve flagrante të Prokurorisë në kundërshtim me ligjin, në respektim të dispozitave ligjore, sot, si përfaqësues i z. Lulzim Basha, u paraqita pranë zyrës së prokurorit të Përgjithshëm për t’i paraqitur të gjitha shkeljet që përmbajnë aktet procedurale të njoftimit, bazuar në Nenin 130, Pika 3 e Kodit të Procedurës Penale. Në mënyrë të shkruar i kam paraqitur prokurorit të çështjes të gjitha parregullsitë ligjore të veprimeve të tyre. Për këto parregullsi ju bëj me dije se kam kërkuar pavlefshmërinë e akteve procedurale edhe para Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë”, - tha avokati Nika.
28 Nentor 2008