E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi viziton në Turqi Universitetin ku ka studiuar i ati



Në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Turqisë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, vizitoi dhe Universitetin e Bosforit, ish-Robert kolegjin në Stamboll, ku u prit nga rektori Kadri Ezcaldiran në zyrën e presidentit dhe në Qendrën e Konferencave. Presidenti Topi pa nga afër godinat, mjediset dhe kampusin universitar, ku ka studiuar dikur dhe i ati i tij, si dhe u njoh nga shoqëruesit gjatë kësaj vizite me historikun dhe disa prej kurikulave kryesore të këtij universiteti. Kryetari i shtetit u takua dhe u përshëndet me disa studentë shqiptarë që ndjekin studimet e larta në këtë institucion arsimor. Gjatë bashkëbisedimit, presidenti Topi vlerësoi rolin e rëndësishëm të Universitetit me famë të Bosforit, të themeluar që më 1863-shin nga misionari amerikan Sajrus Hemlin. Vizita e presidentit Topi, së bashku me Zonjën e Parë dhe delegacionin që i shoqëron, përmbyllën vizitën zyrtare dyditore me një vizitë në Pallatin historik “Dollmabaçe”.

28 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›