Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Penal, burg për ndërtuesit pa leje
Ashpërsohen dispozitat e Kodit Penal, burg për vjedhjen e energjisë. Miratohen dënimet alternative për gratë dhe fëmijët
Eljona Ballhysa
Deputetët miratuan me shumicë votash ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Dy partitë e mëdha vendosën dënimin me burg për personat që ndërtojnë pa leje, për ata që vjedhin energjinë elektrike, për zjarrvënësit, për shkatërrimin e ujësjellësve, për trukimin e garave sportive, si dhe për ata që kryejnë vjedhje të programeve kompjuterike. Gjithashtu u miratua dhe projektligji për ekzekutimin e vendimeve penale. Të gjithë këto projektligje parashikojnë ashpërsimin e dënimeve duke parashikuar burg për veprat penale të lartpërmendura dhe heqjen e gjobave.
Ndryshimet
Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë” parashikon ndryshime në nenin 137 të Kodit Penal. Me ndryshimin e miratuar për lidhjet e paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike ndryshon statusi i saj nga kundërvajtje në krim, duke u shoqëruar me sanksionin penal dënimin me burgim. Ndërsa përsa i takon vjedhjes së energjisë elektrike ose të impulseve elektrike hiqet dënimi me gjobë dhe parashikohet vetëm dënimi me burgim. Këto ashpërsime synojnë parandalimin e këtyre veprave penale. Dënimi me gjobë hiqet për shkak se rezulton se është një vendim që nuk zbatohet, pra nuk mblidhet gjobat. Po kështu për t’i dhënë fund praktikave abuzive të viteve të fundit ndryshimet parashikojnë burgim dhe për personat që ndërtojnë pa leje. Kështu do të dënohen me burg personat që ndërtojnë pa leje si në tokën shtetërore, në tokën e një tjetri ashtu edhe në tokën e tij. Këta persona do të vuajnë një dënim nga pesë deri në shtatë vjet burg. Ndërsa ndërtimi i paligjshëm i realizuar do të trajtohet si send që sekuestrohet për efekt të procedimit penal dhe ndaj tij do të veprohet me konfiskim ose asgjësim në bazë të interesit shtetëror. Me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet do të dënohen personat që kryejnë zjarrvënie të qëllimshme të fondit pyjor. Gjatë viteve të fundit zjarrvënia e qëllimshme ka shkaktuar dëme me pasoja të rënda për mjedisin. Për këtë vepër penale është parashikuar dënimi dhe me gjobë, përveçse me burgim. Gjoba parashikohet të jetë nga pesëqind mijë lekë deri në një milion lekë. Ndryshimet në Kodin Penal, ndër të tjera, parashikojnë dhe aplikimin e dënimeve alternative për adoleshentët dhe gratë, të cilat janë masa lehtësuese për këto kategori. Në kodin Penal të Republikës së Shqipërisë janë miratuar shtesat që kanë të bëjnë me shpërndarjen kompjuterike të materialeve që kanë lidhje me gjenocidin, krimet kundër njerëzimit, racizmin dhe ksenofobinë. Po kështu është parashikuar si vepër penale mashtrimi kompjuterik dhe falsifikimi kompjuterik për të cilin personat do të dënohen nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet me burg. Këto ndryshime synojnë mbrojtjen e autencitetit të të dhënave kompjuterike. Me burgim nga dy deri në shtatë vjet është parashikuar dënimi i paracaktimit të rezultateve në gara sportive, pasi mendohet se kjo shtrembëron konkurrencën e lirë në të tilla aktivitete. Ndërsa projektligji për ekzekutimin e vendimeve penale parashikon ngritjen e një strukture të veçantë, siç është Shërbimi i Provës, i cili do të merret me mbikëqyrjen e zbatimit të dënimeve alternative. Ky projektligj u miratua dje në Kuvend me 101 vota pro. Ndërsa dy të tjerët morën votat e deputetëve të PS-së dhe PD-së dhe votën kundër të deputetëve të LSI-së dhe PSD-së.
28 Nentor 2008