Protesta e LSI-së, mijëra qytetarë në mbrojtje të votës
Meta: “Votat e shqiptarëve do t’i mbrojmë me çdo çmim”. Kreu i LSI-së: “Rama dhe Berisha, rrezik për demokracinë shqiptare”
Shaban Sulçe
Mijëra protestues nga e gjithë Shqipëria kanë marrë pjesë dje në protestën e organizuar nga LSI-ja dhe forcat e tjera politike për mbrojtjen e votës së lirë. Në protestë, e cila është zhvilluar në sheshin “Skënderbej”, merrnin pjesë anëtarë të LSI-së, PDK-së, PS ‘91, LZHK-së, PAD-së, përfaqësues nga shoqëria civile etj. Protestuesit kanë dënuar tentativën për manipulimin e zgjedhjeve me anë të Kodit Zgjedhor të miratuar nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Protesta ka qenë paqësore dhe në të nuk ka pasur flamuj partiakë, por ka mbizotëruar vetëm flamuri kombëtar, ndërkohë që motoja e kësaj proteste ka qenë “vota është e shenjtë”.
Protesta
Kreu i LSI-së tha se qëllimi i kësaj proteste ishte mbrojtja e votës së lirë, e cila kërcënohet seriozisht nga planet e Sali Berishës dhe Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Jemi këtu për të mbrojtur votën e lirë, votën e lirë të të gjithë shqiptarëve, të atyre që e shohin, por dhe të atyre që ende nuk e kuptojnë rrezikun që kërcënohet, të atyre që e kuptojnë, por edhe të atyre që ende janë indiferentë. Jemi këtu për të mbrojtur votën e atyre që na votojnë ne, por edhe gjithë të tjerëve që duan që vota të shkojë ku ata besojnë. Jemi këtu si rrallë më parë, të gjithë së bashku, rreth flamurit tonë kombëtar, jemi këtu nën himnin e tij dhe jemi këtu të gjithë, si një forcë e jashtëzakonshme dhe shumë e ndërgjegjshme, besnike dhe garantuese për të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë popullit shqiptar”, - tha Meta. Kreu i LSI-së vlerësoi grevën e urisë së 10 deputetëve për mbrojtjen e votës së lirë. Meta tha se greva e arriti qëllimin e saj, pasi i sensibilizoi shqiptarët nga rreziku që po u kanoset zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri. Por kreu i LSI-së tha se sensibilizimi është mjaft i madh edhe nga partnerët ndërkombëtarë. “Të jeni të sigurt se edhe partnerët ndërkombëtarë çdo ditë e më shumë po e kuptojnë këtë shqetësim të madh për të cilin ne jemi mbledhur të gjithë sot këtu”, - vijoi Meta.
Kodi
Kreu i LSI-së dënoi mënyrën se si PS-ja dhe PD-ja miratuan Kodin e ri Zgjedhor. Ai tha se miratimi i këtij kodi përbën njollë të zezë për demokracinë shqiptare, tashmë të përdhosur nga dy njerëz të papërgjegjshëm dhe të korruptuar. Meta tha se si Rama, ashtu edhe Berisha, i frikësohen votës së lirë. “Ne të gjithë e dimë tashmë se përse kanë frikë kaq shumë këta nga vota juaj e lirë. Të gjithë e dimë se pse ka kaq shumë frikë kjo kastë e korruptuar nga konkurrimi i ndershëm elektoral, pse kanë kaq shumë frikë nga fjala e lirë dhe mediat e pavarura. Sepse të gjithë e dimë që këto dy forca të vjetra qëllimisht kanë bërë dhe bëjnë çdo që prej 18 vitesh, që shqiptarët të mos votojnë në mënyrë të lirë dhe të ndershme. Na kanë vënë njollën e zezë, duke qenë i vetmi vend në Ballkan që ende nuk ka realizuar zgjedhje të pakontestuara. Këta kanë frikë sepse, si çdo mëkatar, i cili krimin e vet politik, tradhtinë e vet politike, korrupsionin e vet kërkon ta kryejë në errësirë, kërkon ta kryejë në heshtje dhe pa dëshmitarë”, - tha Meta. Ai vijoi me akuzat ndaj Ramës dhe Berishës, duke thënë se po realizojnë pakte të fshehta njëri pas tjetrit, duke e ndarë Shqipërinë në sfera interesi.
Vota
Meta tha se LSI-ja dhe forcat e tjera politike, por edhe gjithë qytetarët e Shqipërisë, janë të vendosur për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Ndaj ne jemi sot më të vendosur se kurrë të garantojmë të gjithë së bashku zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi sot më shumë se kurrë dhe akoma më tepër në muajt që do të vijnë, duke ndërmarrë një fushatë të jashtëzakonshme sensibilizuese dhe garantuese, në mënyrë që shqiptarët të mos kenë frikë se mos u keqnumërohet vota, por ata të dy të kenë tmerr po prekën edhe një votë shqiptari në zgjedhjet e ardhshme. Ne jemi të vendosur që këtë aleancë kaq të gjerë në emër të lirisë suaj dhe të të gjithë shqiptarëve të vazhdojmë dhe pavarësisht nga koalicionet elektorale, ne do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike, të majta apo të djathta, me të gjithë aktorët e shoqërisë civile, të cilët duan një Shqipëri të lirë, një Shqipëri ku vota e çdo qytetari numërohet dhe shkon atje ku i do zemra dhe vullneti i tij i lirë, sepse vetëm kjo Shqipëri mund të sigurojë të ardhme për të gjithë, vetëm kjo Shqipëri është fundi i kastës së sotme dhe i çdokujt tjetër që dëshiron të jetë dhe të zëvendësojë emrat në krye të saj”, - tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.
28 Nentor 2008