Basha shtyn nga SHBA gjyqin për Durrës-Kukës
Ministri i Jashtëm, Lulzim
Basha, për shkak
të axhendës së ngjeshur
diplomatike
nuk ka qenë i pranishëm gjatë
hapjes së procesit gjyqësor, ku
akuzohet për shpërdorimin e
fondeve për ndërtimin e rrugës
Durrës-Kukës. Me një letër drejtuar
gjykatës, deputeti pa imunitet
Basha, i marrë i pandehur gjatë
drejtimit të Ministrisë së Transporteve,
i kërkonte gjykatës se do
të marrë pjesë personalisht në
gjyq. Ai i ka sugjeruar gjykatës
datat e lira kur nuk ka impenjime
dhe gjykata vendosi që të shtyjë
seancën gjyqësore në datën 27
shkurt. Në fakt, data 27 shkurt ishte
data e fundit që kishte kërkuar
Basha. Prokurorët e çështjes nuk e
kanë kundërshtuar kërkesën
duke e quajtur letrën e Bashës korrekte.
Por 20 minutat e seancës së
djeshme gjyqësore duket se ishin
të programuara më parë...
Procesi
Seanca e djeshme është zhvilluar
nën masa të rrepta sigurie...
për gazetarët. Në sallën e gjyqit
nuk është lënë asnjë kamerë, asnjë
aparat fotografik, si dhe celular.
Megjithëse është çështje themeli
dhe në këto çështje lejohen pajisjet
e gazetarëve, Kolegji Penali
Gjykatës së Lartë e ka parë të arsyeshme
që të mos lejojë asnjë
gazetar të futet në sallë. Që në
fillim u vu re mungesa e Bashës,
ndërsa në sallë ishte i akuzuari
tjetër i prokurorisë në çështjen e
tenderit të aksit Rrëshen-Kalimash,
ish-drejtori juridik në Ministrinë
e Transporteve, Andi Toma.
Ai u paraqit në orën 10:00, duke
pasur në krah avokatin mbrojtës,
Genc Gjokutaj. Gjithashtu i pranishëm
në seancë gjyqësore ishte
edhe një përfaqësues i OSBE-së,
që do të monitorojë këtë proces.
Pasi lexoi kërkesën e prokurorisë
për hetim gjyqësor ndaj
Bashës dhe Tomës, gjykata u
kërkoi dy përfaqësuesve rekomandimin
e Prokurores së
Përgjithshme për autorizimin e
tyre për të përfaqësuar organin e
akuzës. Gjyqtari Spiro Spiro verifikoi
autorizimin e Kryeprokurores
dhe deklaroi se ky dokument
nuk përmbante asnjë datë
dhe asnjë numër protokolli.
Megjithatë ai u dha të drejtë dy
prokurorëve, Artur Selmani dhe
Arben Kraja, të përfaqësojnë organin
e akuzës në këtë proces
gjyqësor.
Letra e ministrit
Pasi u njoh me dy prokurorët,
relatori i seancës thirri emrin e
ministrit e po ashtu deputetit Lulzim
Basha, i akuzuar për shpërdorim
detyre në bashkëpunim
dhe pabarazi në tendera. Por ai
mungonte. Më pas, relatori i çështjes
ka lexuar për të gjithë të pranishmit
në sallë një kërkesë të Lulzim
Bashës drejtuar Gjykatës së
Lartë. "Në lidhje me njoftimin
tuaj për zhvillimin e seancës mbi
kërkesën e prokurorisë për
shqyrtimin e çështjes, dëshiroj
t‘ju njoftoj se nga data 27 janar
deri në 31 janar jam jashtë Shqipërisë
në një aktivitet të rëndësishëm
ndërkombëtar. Në datat
3, 12, 19, 20, 26, 27 shkurt nuk
parashikohen aktivitete të rëndësishme",
i shkruante Basha
gjykatës. Kolegji i Gjykatës së
Lartë ua parashtroi prokurorëve
kërkesën e ministrit. Prokurori Artur
Selmani deklaroi se i pandehuri
është treguar korrekt me
letrën dhe kërkonte shtyrjen e
seancës. E gjithë procedura e mësipërme
është kryer vetëm në 15
minuta nga trupi gjykues dhe në
fund u vendos që seanca e radhës
të jetë në datën 27 shkurt.
Basha, për shkak
të axhendës së ngjeshur
diplomatike
nuk ka qenë i pranishëm gjatë
hapjes së procesit gjyqësor, ku
akuzohet për shpërdorimin e
fondeve për ndërtimin e rrugës
Durrës-Kukës. Me një letër drejtuar
gjykatës, deputeti pa imunitet
Basha, i marrë i pandehur gjatë
drejtimit të Ministrisë së Transporteve,
i kërkonte gjykatës se do
të marrë pjesë personalisht në
gjyq. Ai i ka sugjeruar gjykatës
datat e lira kur nuk ka impenjime
dhe gjykata vendosi që të shtyjë
seancën gjyqësore në datën 27
shkurt. Në fakt, data 27 shkurt ishte
data e fundit që kishte kërkuar
Basha. Prokurorët e çështjes nuk e
kanë kundërshtuar kërkesën
duke e quajtur letrën e Bashës korrekte.
Por 20 minutat e seancës së
djeshme gjyqësore duket se ishin
të programuara më parë...
Procesi
Seanca e djeshme është zhvilluar
nën masa të rrepta sigurie...
për gazetarët. Në sallën e gjyqit
nuk është lënë asnjë kamerë, asnjë
aparat fotografik, si dhe celular.
Megjithëse është çështje themeli
dhe në këto çështje lejohen pajisjet
e gazetarëve, Kolegji Penali
Gjykatës së Lartë e ka parë të arsyeshme
që të mos lejojë asnjë
gazetar të futet në sallë. Që në
fillim u vu re mungesa e Bashës,
ndërsa në sallë ishte i akuzuari
tjetër i prokurorisë në çështjen e
tenderit të aksit Rrëshen-Kalimash,
ish-drejtori juridik në Ministrinë
e Transporteve, Andi Toma.
Ai u paraqit në orën 10:00, duke
pasur në krah avokatin mbrojtës,
Genc Gjokutaj. Gjithashtu i pranishëm
në seancë gjyqësore ishte
edhe një përfaqësues i OSBE-së,
që do të monitorojë këtë proces.
Pasi lexoi kërkesën e prokurorisë
për hetim gjyqësor ndaj
Bashës dhe Tomës, gjykata u
kërkoi dy përfaqësuesve rekomandimin
e Prokurores së
Përgjithshme për autorizimin e
tyre për të përfaqësuar organin e
akuzës. Gjyqtari Spiro Spiro verifikoi
autorizimin e Kryeprokurores
dhe deklaroi se ky dokument
nuk përmbante asnjë datë
dhe asnjë numër protokolli.
Megjithatë ai u dha të drejtë dy
prokurorëve, Artur Selmani dhe
Arben Kraja, të përfaqësojnë organin
e akuzës në këtë proces
gjyqësor.
Letra e ministrit
Pasi u njoh me dy prokurorët,
relatori i seancës thirri emrin e
ministrit e po ashtu deputetit Lulzim
Basha, i akuzuar për shpërdorim
detyre në bashkëpunim
dhe pabarazi në tendera. Por ai
mungonte. Më pas, relatori i çështjes
ka lexuar për të gjithë të pranishmit
në sallë një kërkesë të Lulzim
Bashës drejtuar Gjykatës së
Lartë. "Në lidhje me njoftimin
tuaj për zhvillimin e seancës mbi
kërkesën e prokurorisë për
shqyrtimin e çështjes, dëshiroj
t‘ju njoftoj se nga data 27 janar
deri në 31 janar jam jashtë Shqipërisë
në një aktivitet të rëndësishëm
ndërkombëtar. Në datat
3, 12, 19, 20, 26, 27 shkurt nuk
parashikohen aktivitete të rëndësishme",
i shkruante Basha
gjykatës. Kolegji i Gjykatës së
Lartë ua parashtroi prokurorëve
kërkesën e ministrit. Prokurori Artur
Selmani deklaroi se i pandehuri
është treguar korrekt me
letrën dhe kërkonte shtyrjen e
seancës. E gjithë procedura e mësipërme
është kryer vetëm në 15
minuta nga trupi gjykues dhe në
fund u vendos që seanca e radhës
të jetë në datën 27 shkurt.