E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, negociata për gazsjellësin TransAdriatik

Në ditën e tretë të pjesëmarrjes në forumin ekonomik të Davosit, Kryeministri Berisha ka zhvilluar takime të rëndësishme në kuadër të projektit të gazsjellësit TransAdriatik si me Presidentin e Azerbajxhanit, vendi i të cilit është burimi nga ku do të furnizohet gazsjellësi që do të jetë burimi i dytë alternativ për Evropën, pas Rusisë. Pas takimit me Presidentin e Azerbajxhanit, Aliyev, vendi i të cilit është edhe gjeneratori kryesor i gazit nga i cili do të furnizohet ky gazsjellës, Berisha u shpreh se Azerbajxhani është plotësisht i gatshëm të furnizojë gazin e nevojshëm për gazsjellësin TransAdriatik që kalon nëpër Shqipëri. Po ashtu u takua me drejtorin e Përgjithshëm të Energjisë në Zvicër dhe përfaqësuesit e konsorciumit, të cilët e njohën me të gjitha përpjekjet e tyre dhe avancimin e këtij projekti, vendimin për të krijuar sipërmarrjen TAP Albania ("TransAdriatik Pipeline Albania"). Pra, ky projekt, një nga projektet më të mëdha, ka marrë këtu në Davos një energji dhe një mbështetje të re, çka është shumë e rëndësishme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›