Olldashi inspekton rrugën Tiranë-Durrës
Ministri i Punëve Publike,
Sokol Olldashi, inspektoi
dje ecurinë e punimeve
për rikonstruksionin e autostradës
Tiranë-Durrës, një investim
i buxhetit të shtetit me
vlerë rreth 500 milionë lekë. Ministri
Olldashi tha se, punimet do të
përfundojnë në fund të muajit
maj duke e sjellë rrugën në
parametrat optimalë, gjë që do të
shtojë edhe shpejtësinë e shkëmbimit
të trafikut midis dy qyteteve.
Ai kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve
për vështirësitë që mund të
shkaktohen në qarkullimin e
mjeteve gjatë periudhës së zbatimit
të punimeve, por theksoi që ky
është një operacion i domosdoshëm
për ta sjellë rrugën në
parametrat normalë. Ndërhyrja
konsiston në riparimin e pjesshëm
të shtresave të asfaltit në gjithë
gjatësinë e segmentit prej 32 km.
Ministri shoqërohej nga drejtori i
Përgjithshëm i Rrugëve, Andi
Toma, dhe zv/drejtori Cota.
Ai tha gjithashtu se MPPTT
është duke mbajtur me të njëjtat
ritme financimet në sektorin
rrugor dhe se janë një sërë rrugësh
të reja që janë hapur në fund të
vitit 2008, por edhe të tjera që do
të hapen në muajt e parë të këtij
viti si rikonstruksione rrugësh, aksesh
që janë në hyrje të qyteteve,
të cilat janë të domosdoshme për
të përmirësuar cilësinë e infrastrukturës
rrugore të vendit. Për
shkak të rikonstruksionit në autostradën
Tiranë - Durrës, trafiku
dhe qarkullimi i automjeteve po
bëhet në një korsi, i alternuar dhe
nga ana e ministrisë dhe instancave
përkatëse janë marrë të
gjitha masat që të minimizohen
efektet e kësaj ndërhyrjeje.
Sokol Olldashi, inspektoi
dje ecurinë e punimeve
për rikonstruksionin e autostradës
Tiranë-Durrës, një investim
i buxhetit të shtetit me
vlerë rreth 500 milionë lekë. Ministri
Olldashi tha se, punimet do të
përfundojnë në fund të muajit
maj duke e sjellë rrugën në
parametrat optimalë, gjë që do të
shtojë edhe shpejtësinë e shkëmbimit
të trafikut midis dy qyteteve.
Ai kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve
për vështirësitë që mund të
shkaktohen në qarkullimin e
mjeteve gjatë periudhës së zbatimit
të punimeve, por theksoi që ky
është një operacion i domosdoshëm
për ta sjellë rrugën në
parametrat normalë. Ndërhyrja
konsiston në riparimin e pjesshëm
të shtresave të asfaltit në gjithë
gjatësinë e segmentit prej 32 km.
Ministri shoqërohej nga drejtori i
Përgjithshëm i Rrugëve, Andi
Toma, dhe zv/drejtori Cota.
Ai tha gjithashtu se MPPTT
është duke mbajtur me të njëjtat
ritme financimet në sektorin
rrugor dhe se janë një sërë rrugësh
të reja që janë hapur në fund të
vitit 2008, por edhe të tjera që do
të hapen në muajt e parë të këtij
viti si rikonstruksione rrugësh, aksesh
që janë në hyrje të qyteteve,
të cilat janë të domosdoshme për
të përmirësuar cilësinë e infrastrukturës
rrugore të vendit. Për
shkak të rikonstruksionit në autostradën
Tiranë - Durrës, trafiku
dhe qarkullimi i automjeteve po
bëhet në një korsi, i alternuar dhe
nga ana e ministrisë dhe instancave
përkatëse janë marrë të
gjitha masat që të minimizohen
efektet e kësaj ndërhyrjeje.