Zbatimi i MSA-së, i rëndësishëm për rrugën drejt BE-së
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë bën me dije se zbatimi i MSA-së konsiderohet i rëndësishëm për Shqipërinë për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Grupi i punës së Bashkimit Evropian u ka dhënë dje "leksionet" e radhës autoriteteve shqiptare, për kriteret që duhet të përmbushin për t‘u bërë pjesë e familjes evropiane. Nga ana tjetër, ethet e fushatës elektorale për zgjedhjet e qershorit nuk kanë mundur dot të shpërqendrojnë vëmendjen e kabinetit "Berisha" për aplikimin e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Kryeministri Berisha, ministrja e Integrimit, por edhe ministri i Jashtëm, kanë zhvilluar në muajin janar një tur negociatash me diplomatët çekë në Tiranë, por edhe me zyrtarët çekë që tashmë ndodhen në Bashkimin Evropian. Grupi i Punës i Bashkimit Evropian dhe autoriteteve shqiptare mbajti një nga takimet e tij të rregullta për të shkëmbyer pikëpamjet mbi zhvillimet e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së. Diskutimet u përqendruan në një sërë çështjesh që lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Ndërmjetme nga Shqipëria dhe përgatitjet e saj për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit në fushat e transportit, energjisë, mjedisit dhe zhvillimit rajonal.
Zhvillimet e fundit, planet qeveritare, si edhe parashikimet buxhetore për transportin rrugor, hekurudhor, ajror, ujor dhe të kombinuar, u prezantuan dhe u diskutuan duke marrë eksperiencë nga Bashkimi Evropian. Në fushën e energjisë, takimi debatoi zbatimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, eficencën energjetike dhe përdorimin e burimeve të ripërtëritshme, sigurinë bërthamore, si edhe strategjitë për furnizimin e sigurt me energji. Për sa i përket mjedisit, çështjet kryesore ishin zonat e nxehta të ndotjes në vend, strategjitë për ujin dhe higjienën, konventat ndërkombëtare mbi mbrojtjen e natyrës dhe mbledhja e mbeturinave.
Grupi i Punës mori në konsideratë edhe çështje të zhvillimit rajonal, si bashkëpunimi ndërkufitar dhe kuadri i nevojshëm ligjor dhe institucional. Komisioni Evropian mori në konsideratë përparimin e raportuar dhe e inkurajoi Shqipërinë të vazhdojë përpjekjet e saj për t‘u përgatitur për hyrjen në fuqi të MSA-së. Një zbatim i kënaqshëm i MSA-së, duke filluar me çështjet tregtare të Marrëveshjes së Ndërmjetme, është i rëndësishëm për përparimin e mëtejshëm drejt BE-së. Për më tepër, përparime në fusha si transporti, energjia dhe mjedisi mund t‘i shërbejnë ndjeshëm zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të saj. Komisioni theksoi se do të vazhdojë të luajë rolin e vet në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara me Shqipërinë dhe më gjerë në procesin e Stabilizim-Asocimit. Autoritetet shqiptare e siguruan Komisionin se do të vazhdojnë të tregojnë vendosmëri në përmbushjen e detyrimeve që kanë ndërmarrë.