Deputetët pa imunitet, puna ngec tek drejtësia
Deputeti i PS-së, Ylli Bufi, i ngarkuar së bashku me Ilir Rusmalin nga Kuvendi për përgatitjen e amendimeve për kufizimin e imuniteteve, shpjegoi për mediat rrugën dhe konsensusin që është arritur deri në tani. Bufi shprehet se për imunitetin e deputetëve është arritur një marrëveshje, e cila vendos një standard të ri, të cilin e zbatojnë mjaft vende në Perëndim, si Italia apo Franca. Kështu, prokuroria do ta ketë rrugën e lirë në rast se ajo dyshon se ndonjë deputet është i përfshirë në ndonjë aktivitet të paligjshëm. Kuvendi tashmë nuk do të mund të japë më leje për procedim penal, pasi prokuroria do ta ketë këtë të drejtë ligjore pa kërkuar autorizim nga Kuvendi. Sipas amendimit kushtetues, prokuroria mund të ndjekë penalisht një deputet, por nuk mund ta arrestojë apo të shkelë të drejtat e tij, pasi për këtë do të duhet autorizimi i Kuvendit. Palët, PD dhe PS, ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje në lidhje me imunitetet në drejtësi.
Zoti Bufi, në çfarë faze është diskutimi PS-PD për kufizimin e imunitetit?
Unë do të thosha se ne po bëjmë një dialog më të gjerë, pra nuk është vetëm dialogu PS-PD, është një dialog që ne e kemi filluar tashmë me grupet e interesit, me ekspertët e kësaj fushe. Para pak ditësh ne organizuam një konsultë me konstitucionalistë, morëm mendimin e tyre. Rrethi ishte mjaft i gjerë dhe u shfaqën disa opinione për mënyrën se si duhet të bëhet ai që quhet kufizimi i imunitetit. Ne do të vazhdojmë të bëjmë konsultime të tilla dhe mbasi të kemi në dorë një projekt, këtë do e diskutojmë me të gjitha grupet parlamentare. Pra, nuk duam thjesht diskutim PS-PD, nuk duam thjesht një aritmetikë votash për të bërë ndryshimet në Kushtetutë, por ne duam një konsensus të gjerë, sepse është një çështje që u përket jo vetëm gjithë deputetëve, por dhe institucioneve të tjera. Në Kushtetutë përkufizohet çështja e imunitetit parlamentar, por këtij imuniteti i referohen edhe në rastin e ministrit, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë etj.
Si do të gjendet e mesmja mes dy shprehjeve klasike, hiqet dhe nuk hiqet imuniteti që u jep mundësi hetimeve, por nuk prek imunitetin në vetvete?
Ideja nuk është më të mbajmë këtë imunitet që është apo ta heqim atë. Ideja është të vendosim një standard të ri dhe standardi është: ka imunitet dhe do të vazhdojë të ketë imunitet për atë që quhet liria personale e të zgjedhurit ose ajo që ka të bëjë me kryerjen e funksionit të deputetit. Kjo është ajo pjesë e imunitetit parlamentar që mbetet që nuk ndryshon, sepse lihet në ushtrimin e funksionit të deputetit apo të një përfaqësuesi tjetër të sistemit gjyqësor. Por çfarë mund dhe duhet të ndryshojë? Duhet të ndryshojë dhënia e autorizimeve nga Kuvendi për procedimin penal. Kjo është një hallkë që në shumë vende të tjera është abroguar. Pra, deputeti, si gjithë të tjerët mund të hetohet, mund të bëhet procedim ndaj tij, por nuk mund të cenohet ajo që quhet liria personale. Pra, nuk mund të arrestohet, të kontrollohet apo përgjohet pa autorizimin e Kuvendit.
Po në rast se deputeti del fajtor?
Problemi duhet parë pak më thellë, sepse nuk kemi të bëjmë vetëm me ndryshimin kushtetues. Pas ndryshimit kushtetues duhet riformuluar dhe ligji për statusin e deputetit, rregullorja e Kuvendit për të përcaktuar procedurat se si bëhet dhënia e autorizimit në këtë rast kur kemi një vendim përfundimtar të gjykatës. Këto janë çështje që ende duhen parë së bashku me juristë për të bërë edhe formulimet dhe rregullimet e duhura. Pra, edhe një herë, nuk ka një dialog të ngushtë, nuk duam një marrëveshje politike, kjo duhet të bëhet në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, në përputhje me Kushtetutën, në përputhje me statusin e deputetit apo rregulloren e Kuvendit. Pra, janë një sërë aktesh që duhen parë, prandaj dhe ne nuk po nxitojmë.
Pra me draftin e ri prokuroria mund të nisë menjëherë procedim penal?
Asgjë nuk është vendosur, por fjala është që deputeti në momentin kur procedohet, të fillojë hetimi ndaj tij pa nevojën e një autorizimi paraprak. Autorizimin Kuvendi e jep vetëm për aktet që kanë të bëjnë me cenimin e lirisë personale, arrestimi, mbikëqyrja, kontrolli i banesës, i zyrës etj.
Si do të procedohet nëse Kuvendi nuk e jep pëlqimin edhe pas një vendimi gjykate?
Edhe kjo mund të ndodhë. Por në gjithë historikun pas vitit ‘91 janë të pakta rastet që realisht është krijuar një konflikt mes pushtetit legjislativ dhe atij gjyqësor. Nuk ka pasur asnjë rast faktikisht. Nuk kemi pse e vështirësojmë gjetjen e formulimeve të përbashkëta nisur nga disa raste që janë in ekstremis. Normale është kjo që gjithmonë Kuvendi ka dhënë “ok” kur ka gjykuar se nuk ka ngjyrime politike, siç ka pasur dhe raste që nuk e ka dhënë. Kjo hiqet.
Berisha: Do bëj zgjedhjet më të mira në Shqipëri
Kryeministri Sali Berisha garantoi deputetët e djathtë se në 2009-ën do të mund të realizojë zgjedhjet më të mira dhe më dinjitoze në Shqipëri. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së, Berisha pohoi: “Ne jemi para një procesi zgjedhor. Është në detyrimin më madhor të kësaj qeverie të bëjë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë vendit zgjedhjet më të mira dhe më dinjitoze që ka njohur ndonjëherë”. Më tej Berisha garantoi dje se "qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të konsoliduar në Shqipëri standarde, norma, kritere dhe praktika të denja për një vend anëtar në NATO". Kryeministri vlerësoi si kryefjalën e kësaj jave firmosjen në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Xhorxh W. Bush, të Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, të cilën e konsideroi si një "akt përgjegjësisë ndaj Shqipërisë".
Manjani: Qeveria Berisha, ligje antireformë
Kryetari i komisionit të ligjeve në Partinë Socialiste, Ylli Manjani, tha dje se qeveria Berisha ka përgatitur një sërë ligjesh antireformë për drejtësinë.
Sipas tij, kjo bëhet me qëllimin për t’u mbrojtur nga akuzat.
Manjani bëri të ditur se PS-ja siguron shqiptarët se Sali Berisha nuk ka më asnjë shans të luajë me interesat legjitime të Shqiptarëve për drejtësi të pavarur dhe të besueshme. “PSSH, ashtu si të gjithë shqiptarët e ka të qartë se Sali Berisha nuk mund të na qeverisë dot më, sepse si çdo i kapur tjetër, do t’i nënshtrohet drejtësisë. Frika ndaj drejtësisë e detyron Sali Berishën ta sulmojë atë. Por ka ardhur koha që ky zotëri t’u nënshtrohet rregullave të shtetit ligjor”, - tha Manjani.
Manjani theksoi se PS-ja mbështet çdo përpjekje të prokurorisë, gjykatave, noterëve, avokatëve dhe gjithë komunitetit të juristëve për të mbrojtur pavarësinë kushtetuese të pushtetit juridik në Republikën e Shqipërisë
Berisha, para grupit: Pavarësi reale për institucionet
Mazhoranca është shumë herë më e interesuar se opozita për pavarësimin e institucioneve. Këtë ia bëri dje të ditur Kryeministri Sali Berisha grupit parlamentar të PD-së. Gjatë mbledhjes së djeshme, Kreministri u ndal edhe në debatin mbi pavarësinë e institucioneve në Shqipëri, duke theksuar se qeveria shqiptare mbetet thellësisht e angazhuar në këtë drejtim. “Dua të theksoj se qeveria ime dhe unë jemi tërësisht dhe thellësisht të angazhuar për pavarësinë e institucioneve. Jemi ne që kemi çelur siparin e rëndësisë së madhe të institucioneve të pavarura për vendin dhe jemi më të interesuar se kushdo tjetër për pavarësinë e këtyre institucioneve, por për një pavarësi reale, të vërtetë të tyre, sikundër jemi ne të votëbesuarit e shqiptarëve, që kemi detyrimin madhor të procedojmë me reformat, ashtu siç po bëjmë ndërkohë”, - u shpreh Kryeministri.