Fratini: Në qershor 2009, shqiptarët pa viza
Lufta e suksesshme e qeverisë “Berisha” ndaj krimit, trafiqeve, korrupsionit, si dhe reformat integruese kanë bindur Italinë fqinje për mundësinë e liberalizimit të vizave me BE-së brenda vitit 2009. Këtë e bëri dje të ditur në Tiranë kryediplomati italian, Franko Fratini, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Lulzim Basha. Sipas z. Fratini, liberalizimi i vizave është një interes i përbashkët, ndaj dhe shprehu besimin se marrëveshja për liberalizimin e vizave mes BE-së dhe Shqipërisë mund të arrihet në qershor të vitit të ardhshëm. Ai nuk nguroi që me superlativa të vlerësonte punën e qeverisë shqiptare, duke u shprehur se “Kryeministri Berisha i ka mbajtur tashmë premtimet e dhëna Evropës, dhe kjo i hap rrugën arritjes së atyre rezultateve që do të jenë të prekshme, të dukshme për të gjithë qytetarët shqiptarë”.
Z. Fratini përcaktoi si elemente kyçe për këtë proces pikërisht luftën ndaj krimit të organizuat dhe dokumentet e rregullta të identifikimit të shtetasve. Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, premtoi mbështetjen që vendi i tij do të vazhdojë t’i japë Shqipërisë, jo vetëm në sferën ekonomike, por edhe në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe në BE. “Deri në mesin e vitit të ardhshëm besoj se do t’i jepet fund punës për liberalizimin e vizave. Por kjo kërkon impenjim të fortë politik të qeverisë shqiptare. Luftë ndaj krimit, dokumente të rregullta identifikimi dhe një reformë të plotë të sistemit elektoral. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme”, - tha ai. Fratini këshilloi që reformat të bëhen në marrëveshje mes pozitës dhe opozitës. Ndërsa për marrëdhëniet mes dy shteteve, ai evidentoi se tashmë është treguar ndërtimi i një modeli të mirë bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të klandestinëve, që vite më parë ishin bërë problem. “Sot kemi 400 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali, duke respektuar ligjet e vendit”, - tha ai, duke mos lënë pa përmendur edhe problemet e vogla që emigrantët tanë kanë pasur atje. Sipas tij, imazhi shqiptar në Itali është një imazh i përmirësuar dhe pozitiv. “Ja pse Italia do të mbështesë anëtarësimin në BE dhe NATO. Ne do të dërgojmë shumë shpejt për miratim ratifikimin e protokollit të Shqipërisë në NATO”, - u shpreh z. Fratini. Sipas tij, mbështetja do të vijojë në sektorin ekonomik, ku Fratini cilësoi si shumë me vlerë Korridorin VIII, ndërsa ka shtuar edhe bashkëpunimet në turizëm dhe energji. Kryediplomati Fratini vlerësoi si mjaft të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE dhe reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Ai u bëri thirrje partive politike të bashkëpunojnë. “Reformat duhet të jenë në bashkëpunim të ngushtë me opozitën”, - theksoi Fratini, i cili vlerësoi si mjaft të frytshme bashkëpunimin e Shqipërisë me Italinë. Fratini vlerësoi si “model ekzemplar pozitiv” marrëdhëniet dypalëshe. “Çdo herë konfirmoj se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë janë një model ekzemplar pozitiv. Ndajmë të njëjtin vizion mbi të ardhme e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Janë një model pozitiv në nivelin ekonomik; Italia është partneri më i madh ekonomik i Shqipërisë, si dhe kemi treguar që kemi krijuar një model bashkëpunimi dhe në luftën e përbashkët kundër krimit, trafiqeve ilegale, për të cilat pak vite më parë Shqipëria dhe shqiptarët shiheshin me një sy shqetësues”. Fratini pranoi se imazhi i shqiptarëve që jetojnë në Itali është përmirësuar. “Sot kemi 400 mijë shqiptarë dhe vetëm me pak përjashtime, të cilat ndëshkohen nga drejtësitë mes dy vendeve dhe imazhi në Itali, vizioni i tyre në Itali është pozitiv dhe çmues. Ja pse Italia ka bërë mirë dhe do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s”.
Pasaporta e parë biometrike, në duart e Fratinit
Pasaporta e parë biometrike ishte dje në dorën e ministrit të Jashtëm të Italisë, Franko Fratini. Gjatë nënshkrimit të 5 marrëveshjeve mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare, Kryeministri Sali Berisha i dorëzoi z. Fratini pasaportën e parë të një shtetaseje shqiptare para kamerave. Fratini e pa më vëmendje teksa nuk fshehu dhe aprovimim e një pune të shkëlqyer në parametrat që kishte ky dokument, duke u shprehur “perfekt”. Pajisja e qytetarëve shqiptarë me pasaportat biometrike është një ndër kushtet e BE-së për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Pak më herët, në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, z. Fratini vlerësoi se janë bërë progrese në mjetet e identifikimit, si dhe në luftën kundër krimit, dhe shtoi se vetë ai personalisht sot do të shihte me sytë e tij modelin e pasaportave biometrike.
Energjia, Fratini: Duam zonë të lirë investimi
Italia kërkon zonë të lirë investimi në fushën e energjetikës. Këtë e pohoi dje në Tiranë ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, z. Fratini, gjatë takimeve që zhvilloi me Kryeministrin e vendit, Sali Berisha. “Ne kemi një interes të madh për mundësitë që Shqipëria na ofron për prodhimin e energjisë elektrike, për të cilën Italia ka shumë nevojë”, - tha Fratini. Ai nënshkroi disa marrëveshje të rëndësishme gjatë qëndrimit në Tiranë, siç ishte ajo për njohjen e patentave dhe kontrata e koncesionit për parkun industrial të Koplikut. Gjithashtu, u nënshkrua mes dy ministrave të Jashtëm kontrata për rikonstruksionin e nënstacionit elektrik Tirana 2, mbi bazën e një financimi nga Kooperacioni për Zhvillim i Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane, kontrata për dorëzimin e pjesës së parë prej 5 milionë eurosh, të financimit të Kooperacionit për Zhvillim të Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane, për programin mbështetës të bizneseve të vogla dhe të mesme në Shqipëri, si dhe deklarata e shprehjes së interesit për realizimin e nyjës energjetike në Lezhë, si dhe për aktivitetet dhe veprat ndihmëse përkatëse. Përveç energjisë, Fratini përcaktoi dhe turizmin si prioritet të investitorëve italianë. “Një bashkëpunim më i ngushtë edhe në sektorin e turizmit do të ishte një mundësi e mëtejshme për investitorët italianë, që të mund të vlerësojnë dhe të shfrytëzojnë këto mundësi për investimet e tyre në Shqipëri”, - tha ai. Gjithashtu, shfaqi interes dhe në disa sektorë të tjerë, ku veçoi atë të bujqësisë, duke shtuar se “jemi të gatshëm të fillojmë për përcaktimin e një marrëveshje të re kuadër për bashkëpunimin për zhvillim midis Italisë dhe Shqipërisë”.
Shqipëri-Itali, nënshkruhen 5 marrëveshje ekonomike
- Marrëveshja në lidhje me konvertimin e lejeve të drejtimit
- Kontrata për rikonstruksionin e nënstacionit elektrik Tirana 2, mbi bazën e një financimi nga Kooperacioni për Zhvillim i Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane
- Kontrata për dorëzimin e pjesës së parë prej 5 milionë eurosh, të financimit të Kooperacionit për Zhvillim të Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane, për programin mbështetës të bizneseve të vogla dhe të mesme në Shqipëri
- Kontrata e koncesionit për parkun industrial të Koplikut
- Deklarata e shprehjes së interesit për realizimin e nyjës energjetike në Lezhë, si dhe për aktivitetet dhe veprat ndihmëse përkatëse.
Italia ratifikon Shqipërinë në NATO
Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, premtoi dje në Tiranë se shumë shpejt vendi i tij do t’i bashkohet vendeve që kanë ratifikuar protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ai garantoi se ratifikimi i protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO është çështje formaliteti dhe se Parlamenti do ta ratifikojë pas pak javësh. Ministri i Jashtëm italian ishte dje i ftuar nderi në Konferencën vjetore të Ambasadorëve Shqiptarë, e cila po zhvillon punimet në ambientet e Hotel "Tirana International", ku dhe mbajti një fjalë me temë "Italia dhe Evropa Juglindore: Së bashku drejt integrimit në Bashkimin Evropian". Sipas tij, "Shqipëria është një vend i cili po ecën me forcë drejt integrimit euroatlantik, ndaj dhe Italia do të ratifikojë në javët në vijim Protokollin për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO".