E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha synon ta mposhtë klubin që e rriti

Ndeshje ndërmjet Lausanne Sports dhe Neuchatel Xamax do të jetë e veçantë për Vullnet Bashën. Mesfushori kosovar, i cili iu bashkua Xamaxit në këtë verë, të shtunën në kuadër të kampionatit zviceran do të luajë për herë të parë kundër ekipit me të cilin ka bërë hapat e parë në futboll.

"Për herë të parë do të luaj kundër ekipit tim të zemrës. Përveç të ardhurve të rinj, unë i njoh të gjithë atje”, ka thënë anëtari i përfaqësueses U21 të Zvicrës për ueb faqen 20minute.ch.

Edhe pse do të luajë kundër ekipit ku nisi karrierën, Basha do të zbresë në fushën Stade Olympique me një synim të vetme: të fitojë ndeshjen. “Pas lojës sonë të fundit të pasuksesshme në Sion, ne duhet të reagojmë patjetër", theksoi 21 vjeçari.

Ish anëtari i Grasshopper tash do të ketë përballë edhe me miqtë e tij William Katz dhe Alexandre Pasche.

"Unë e kisha Williamin në telefon të mërkurën. I këshillova që të jetë i përgatitur mirë! Ai më kërkoi të shkëmbejmë fanellat pas ndeshjes, unë refuzova në mënyrë që ta shqetësoj atë", pohon Basha i cili po shkëlqen me skuadrën e Xamaxit.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje para pushimeve të dimrit, kosovari premton se do ta japë më të mirën nga vetja për Xamaxin, i cili nuk e ka nisur mirë sezonin e ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›