Ujkani nuk frikësohet
Ai ishte lënduar rëndë më 16 tetor, kur ishte përplasur me bashkëlojtarin Morganella, me ç’rast e kishte thyer hundën, nofullën dhe disa dhëmbë. Reprezentuesi i Shqipërisë tregon se nuk ndien aspak frikë se kjo mund t’i përsëritet dhe është i gatshëm ta mbrojë portën e Novaras.
“Kam provuar shumë herë daljet dhe zhegitjet gjatë stërvitjeve. Madje në Catania më kanë goditur në kokë pa qëllim. Nuk ka frikë brenda kokës time, dua të vazhdoj përpara dhe për këtë përgatitem çdo ditë”, ka thënë Ujkani në një intervistë për gazetën italiane La Stampa.
Në mungesë të vushtrriasit, portën e Novaras me sukses e ka mbrojtur portieri italian Fontana. Por, ‘portieri i maskuar’ nuk frikësohet se mund ta humb vendin e titullarit te skuadra nga Serie A. “Do të shohim, për këtë vendos trajneri. Unë ndihem i gatshëm”, ka theksuar Ujkani i cili ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur sa ishte i lënduar.