Basha, takim me homologun Dimitrij Rupel
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, u nis të premten në Slloveni, ku do të marrë pjesë në mbledhjen informale të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së (Gymnich).
Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme, ministri Basha është ftuar në këtë takim nga homologu slloven, Dimitrij Rupel, në kuadër të Presidencës sllovene të BE-së. Bisedimet e ministrave të Jashtëm të BE-së me ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të fokusohen në perspektivën dhe forcimin e të ardhmes evropiane të këtij rajoni, progresin e deritanishëm të këtyre vendeve, si dhe perspektivat e reformave të nevojshme në të ardhmen.