E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria e paprekur nga Gripi i derrit, shëndetësia në gatishmëri

Sot mblidhen drejtuesit e spitaleve në vend për masat parandaluese    
Në Shqipëri deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar me virusin e gripit të derrit. Këtë e ka bërë ditur edhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj. Sipas tij strukturat shëndetësore në vend kanë intensifikuar masat dhe kanë rritur vëmendjen e vigjilencës në lidhje me vëzhgimin e situatës, për sa i përket gripit të derrit. Gjithashtu edhe Instituti i Shëndetit Publik po informon vazhdimisht mbi simptomat e gripit të derrit si dhe rekomandimet për mbrojtjen ndaj tij. Si rrjedhojë e virusit të gripit të derrit, në drejtorinë e Higjienës Tiranë, do të organizohet një takim i MSH me drejtorët e spitaleve rajonale dhe shefat e pavijoneve të infektivit, për të dhënë udhëzimet mbi mbrojtjen dhe parandalimin e këtij virusi. Gripi i derrit është një infeksion akut viral i rrugëve të frymëmarrjes së derrave që shkaktohet nga tipi A i virusit të gripit. Vdekshmëria tek derrat është e ulët dhe shërimi ndodh brenda 7-10 ditëve. I pyetur në lidhje me masat e marra në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Tiranë, Ivanaj tha se në të janë marrë të gjitha masat e nevojshme, si dhe janë bërë gati dhe dhomat e izolimit, të diagnostikimit, etj. Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë, mbështetur në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, udhëzoi të gjithë drejtuesit e shëndetit publik, inspektorët sanitarë, apo punonjësit shëndetësore në pikat kufitare, për monitorimin e rregullt të udhëtarëve, për sa i përket virusit të gripit të derrave. Tashmë është kryer inventarizimi i maskave, si dhe është detajuar plani i veprimit për situatën, duke u përcaktuar të gjitha hapat e duhura. Pavarësisht se në vend nuk ka raste të dyshuara për gripin e derrit, strukturat shëndetësore po punojnë në nivelin katër të rrezikut, duke bashkërenduar të gjitha veprimet me OBSH-së. Për sa i përket rrezikshmërisë në vend për virusin e gripit të derrit, Ivanaj shprehet se Shqipëria nuk është vend me rrisk të lartë, kjo në kuptimin që nuk ka shumë persona që udhëtojnë drejt Meksikës, që është dhe vendi ku janë konstatuar shumë raste. Rastet e konstatuara në Evropë janë kryesisht persona të ardhur nga këto vende. MSH është në kontakte të vazhdueshme me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me rrjetin e Rregullores Ndërkombëtare Sanitare, me institucionet e shëndetit publik Evropian, dhe rrjetin e monitorimit ndërkombëtar të gripit, ndërsa adaptimi i të dhënave është i përditshëm. Ndërkohë, pranë MSH është ngritur dhe Komisioni i Ekspertëve të Pandemisë. Ndërsa, sipas ISHP, simptomat e gripit të derrit tek njerëzit janë të ngjashme me ato të gripit sezonal të zakonshëm të njerëzve, si fillimi i menjëhershëm i temperaturës, dobësia, dhimbja e fytit, kolla, por vihet re dhe diarre. Ndaj në rast të konstatimit të këtyre shenjave, të gjithë personat që kanë udhëtuar në zonat e prekura, duhet të drejtohen menjëherë tek mjeku, pohojnë të njëjtat burime. Megjithëse në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar me virusin e gripit të derrit, vendi ynë ka rritur vigjilencën në lidhje me vëzhgimin e virusit të gripit të derrit që shpërtheu në Meksikë. Në vendin tonë nuk ka asnjë rast të tillë dhe nuk ka vend për panik, apo ndryshim të sjelljeve tona të përditshme, ka thënë autoritet shëndetësore të kryeqytetit. Sipas tyre situata epidemiologjike po ndiqet në vazhdimësi me vëmendje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Gjithashtu ata shprehen se janë në kontakte të vazhdueshme me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me rrjetin e Rregullores Ndërkombëtare Sanitare, me institucionet të shëndetit publik Evropian, dhe rrjetin e monitorimit ndërkombëtar të gripit. Megjithatë, në radhët e qytetarëve është zgjuar një ankth, pasi mundësitë e përhapjes së këtij virusi në vendin tonë janë të mëdha. Gjithashtu, me gjithë gatishmërinë nga autoritetet shëndetësore, besimi se në pikat kufitare vëzhgimi dhe kontrolli i pasagjerëve do të bëhet në mënyrë serioze, është i pakët. 

**********************************************************************
Ngrihet karantina në port për të parandaluar rastet e gripit të derrit
Drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës ka ngritur shtabin e emergjencës për të përballuar rastet e mundshme të personave që mbartin virusin e gripit të derrave. Në një takim që është zhvilluar me drejtues të institucioneve shëndetësore, kufirit dhe doganës në Durrës janë koordinuar veprimet që duhet të kryejë çdo institucion përgjegjës në situata të tilla. Drejtoresha e shëndetit publik Lida Boshku është shprehur se nuk ka vend për panik, ndërkohë që masat janë marrë me hollësi në rast se do të ketë shfaqje të virusit që vjen nga jashtë vendit. Ambientet e portit janë pajisur me maska, doreza, mjete mbrojtëse dhe dizifektante. ka një plan masash që zbatohet nga punonjësit e shëndetësisë, kufirit dhe doganës në port. Pasagjerët që vijnë nga jashtë pyeten për vendin e origjinës nga janë nisur. Shefja e epidemiologjisë në Port Liljana Olldashi tha se monitorimi i pasagjerëve që vijnë me tragete është i vazhdueshëm, ndërkohë që nga pasagjerët që kanë mbërritur të mërkurën në Durrës vetëm katër kanë qenë të huaj, 3 shtetas anglezë dhe një kroat. kanë qenë gjithsej 432 pasagjerë, të cilët janë emigrantë shqiptarë që punojnë në Itali, ndërsa vetëm 4 janë të huaj. Deri tani në portin e Durrësit nuk ka zbritur asnjë pasagjer që i takon vendeve të prekura nga virusi i gripit të derrave, si Meksika SHBA apo Spanja. Në rast se do të ketë të tillë, ata do të mbahen në karantinën që është hapur në ambientet e portit, e cila ka 12 shtretër dhe e pajisur me barnat përkatëse për rastin e këtij gripi. Gjithashtu burime nga Autoriteti Doganor Shtetëror kanë bërë të ditur se situate është nën kontroll dhe çdo gjë është duke u monitoruar nga institucionet që kanë detyrë funksionale marrjen e masave në raste të tilla. Dogana e vendosur në hyrje të sheshit të trageteve ka bërë të ditur se asnjë kg mish derri nuk do të lejohet ët hyjë në tregun shqiptar nëpërmjet portit, edhe në rast se mishi i derrit vjen nga vende të Evropës. Një gjë e tillë do të jetë në fuqi derisa të vijë një urdhër i dytë nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Shëndetësisë.

*******************************************************************
Farmacitë në Shqipëri nuk posedojnë tamiflu për gripin e derrit
Ndonëse epidemiologët rekomanduan mjekimin me tamiflu në rast të shfaqjes së simptomave të para të gripit të derrit, ky medikament nuk gjendet në asnjë farmaci. Në farmacitë tona nuk kemi tamiflu. Kemi pasur kur ishte gripi i shpendëve, por tani jo, deklaron farmacisti Florian Marku. Të njëjtën gjë pohon edhe farmacistja e një dyqani tjetër. Aktualisht nuk kemi, jepet me recetë dhe rrjeti farmacist duhet të ketë, por aktualisht nuk kemi, thotë Vasilika Gjeci. Zëvendësministri i Shëndetësisë Arben Ivanaj sqaron se ky medikament ndodhet stok në disa institucione shëndetësore dhe mund të shpërndahet sapo të dyshohet rasti i parë. Tamiflu është për trajtimin e të sëmurit me infeksion. Shqipëria ka aq sa për të kuruar 100 pacientë, por jemi shumë larg kësaj situate. Ilaçi është stok por ne jemi të gatshëm ta çojmë atë në çdo cep të Shqipërisë brenda dy orëve, ka pohuar Ivanaj.

********************************************************
Unioni Afrikan, plan kontinental kundër gripit të derrit
Unioni Afrikan duhet të zbatojë në mënyrë emergjente një plan të përbashkët kontinental për parandalimin dhe kurimin e gripit të derrave, deklaroi presidenti i Komisionit të Unionit Afrikan, Jean Ping. "Unioni Afrikan është konsultuar me partnerët e tij si Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe e Bujqësinë (FAO) dhe OBSH-në, dhe disa institucione të tjera që po operojnë në lidhje me virusin e gripit të derrave", deklaroi Ping. "Shpresojmë të vëmë në zbatim një plan kontinental për parandalimin e gripit të derrave, epidemi që nuk e ka prekur ende Afrikën", theksoi ai.
 ***************************************************************
Gripi i derrave, shkencëtarët tentojnë të zbulojnë vaksinën
Ndërsa zyrtarët e

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›