E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli në SHBA, pjesë e Forumit Parlamentar për Demokraci

WASHINGTON- Parlamentarë nga Lindja e Perëndimi u mblodhën në Capitol Hill, në Ëashington, në takimin e Forumit Parlamentar për Demokraci ku ka qënë e pranishme edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Në fjalën e saj Topalli vlerësoi peshën që merr ky forum, në një kohë kur vazhdon të rritet numri i atyre vendeve të cilat kërkojnë të kalojnë nga regjime autokratike në demokraci.

Duke marrë si shembull rrugëtimin e gjatë dhe të dhimbshëm të Shqipërisë, nga diktatura komuniste në demokraci, Kryetarja Jozefina Topalli foli për vuajtjet dhe pengesat e shumta që shoqëruan këtë periudhë të errët të historisë së Shqiperisë, për të mbërritur deri në fillim vitet 90’.

Forumi u përshëndet nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA John Boehner, i cili shkëmbeu një bisedë të shkurtër edhe me kryeparlamentaren Jozefina Topalli.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›