Basha takon drejtorin e SHBA: Shqipëria, e vendosur për reforma
Shqipëria falënderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e dhënë në procesin e integrimit Euro-Atlantik.
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, priti dje në një takim Jason Hyland, drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit. Ministri Basha e uroi Hyland për detyrën e re dhe e siguroi atë për mbështetjen dhe bashkëpunim e tij të plotë. Duke evidentuar marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA, Basha vlerësoi ndihmën e gjithanshme, që SHBA i ka dhënë dhe vazhdon t'i japë Shqipërisë, si në planin e bashkëpunimit dypalësh, ashtu edhe në drejtim të procesit të integrimit në strukturat Euro-Atlantike. Ndërsa është bërë e ditur se qeveria shqiptare është angazhuar në realizimin e reformave madhore në vend. Ministri Basha falënderoi Hyland për mbështetjen e fuqishme, që SHBA dhe Presidenti Bush kanë dhënë dhe japin për procesin e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në NATO dhe e garantoi atë për përkushtimin e plotë të qeverisë dhe institucioneve shqiptare, për realizimin e të gjitha standardeve, që priten nga një vend anëtar i NATO-s. Zhvillimet në rajon dhe në veçanti në Kosovë kanë qenë temat e trajtuara gjerësisht gjatë takimit të zhvilluar prej mëse gjysmë ore. Duke theksuar rëndësinë që perspektiva evropiane dhe Euro-Atlantike ka për stabilitetin e rajonit, ministri Basha nënvizoi se, Shqipëria është e vendosur në rolin e saj si një faktor paqeje dhe stabiliteti si dhe në politikën e saj rajonale të fqinjësisë së mirë. Republika e Shqipërisë kërkon që në samitin e ardhshëm të NATO-s të marrë ftesën për anëtarësimin e plotë. Për arritjen e këtij qëllimi qeveria shqiptare ka ndërmarrë përsipër angazhimin e reformave të nevojshme dhe të plotësojë kushtet e vëna nga komuniteti ndërkombëtar, për anëtarësimin e plotë në strukturat Euro-Atlantike. Sfidat më të mëdha të Shqipërisë mbeten realizimi i reformës zgjedhore, reforma në sistemin e drejtësisë, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.