Universitetet, fituesit në 10 shtator
Listat e para me fituesit e shkollave të larta do të shpallen në 10 shtator.
Zirina Llambro
Por paraprakisht maturantët do të kenë në dorë brenda këtij muaji, pikët për secilën nga dhjetë degët ku kandidojnë për të fituar. "Në 20 gusht do të bëhet publik 'Libri i Transparencës 1', i cili do të përmbajë pikët e fituara për më shumë se 27 mijë maturantë", sqaron Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Sipas këtij dikasteri, ky libër është një bazë e rëndësishme të dhënash për kandidatët e përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA). Në këtë vëllim, në formën e një regjistri kombëtar, gjenden të renditura sipas rrethit dhe shkollës rreth 27.987 kandidatë për në shkollën e lartë, notat e përshkallëzuara të provimeve të Maturës Shtetërore, mesatarja e shkollës së mesme dhe rezultatet e kalkuluara me koeficientët përkatës të çdo kandidati për të dhjetë degët e shkollës së lartë të aplikuara. Secili kandidat mund të shikojë pikët, të bëjë llogaritjen vetë dhe nëse ka ndonjë pretendim për llogaritjen e tyre, mund të bëjë kërkesën për rishikimin e pikëve në shkollën e mesme përkatëse. Ndërsa listat për pranimet në fakultete të studentëve do të jenë objekti i "Librit të Transparencës nr.2".
Fituesit
Do të jetë Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të lartë (APRIAL) që do të shpallë emrat e fituesve në 11 universitetet publike të vendit. "APRIAL ka gati bazën e të dhënave me të gjithë elementët e nevojshëm për çdo kandidat maturant: rezultatet e katër provimeve të Maturës Shtetërore, notën mesatare të marrë nga Formulari A2, si dhe preferencat e përcaktuara. Me këto të dhëna po kryhet llogaritja e pikëve për secilën preferencë të çdonjërit prej kandidatëve maturantë", deklaroi kreu i kësaj agjencie, Eduard Shalësi. Sipas tij, pas botimit të "Librit të Transparencës", në datën 20 gusht, maturantët do të kenë mundësi të verifikojnë të gjitha të dhënat personale dhe të kundërshtojnë pasaktësitë e mundshme. "Kandidatët do të kenë 10 ditë kohë për të kundërshtuar numrin e pikëve që kanë marrë me argumentet përkatëse. Pasi të merren kontestimet dhe të realizohen ndryshimet e argumentuara zyrtarisht, në dhjetëditëshin e parë të shtatorit, parashikohet të bëhet përcaktimi i fituesve të fazës së parë. Lista do të publikohen nëpër shkolla, nëpërmjet drejtorive arsimore. Njëkohësisht listat e fituesve të fazës së parë do t'i jepen edhe të gjithë shkollave të larta", nënvizoi kreu i APRIAL. Vetëm në një nga 10 degët e përzgjedhura, maturantët mund të shpallen fitues. Ministria e Arsimit ka publikuar disa herë shembuj për të llogaritur pikët, por edhe këshilla në mënyrë që kandidati të bënte zgjedhjen e duhur.
Shembull për pikët
Dritani ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme (03), me një notë mesatare të shkollës së mesme M = 6. Në të gjitha provimet e detyruara dhe me zgjedhje, rezultatet e tij janë rreth notës 6. Pasi bën llogaritjet me koeficientet përkatës të tij, mendojmë se arrin në rreth 3200 pikë.
Si do ta këshillonim Dritanin të plotësonte preferencat e programeve të studimit?
Duke u orientuar nga tabela e pikëve të fituesit të fundit për çdo program studimi, Dritani nuk duhet të vendosë në preferenca, programe studimi, ku fituesi i fundit ka më shumë pikë se 3200.
Nëse ai plotëson të dhjetë preferencat me programet e studimit si: Juridik, Mjekësi, Stomatologji, Farmaci, Histori, Anglisht, Psikologji, Shkenca Sociale, Inxh. Informatike, Inxh. Elektronike, është e sigurt se Dritani nuk fiton në asnjë nga këto preferenca, pra, nuk fiton të drejtën për të studiuar në universitetet publike.
Po çfarë duhet të zgjedhë Dritani?
Ai duhet të zgjedhë ato programe studimi, ku fituesi i fundit ka më pak se 3200 pikë. Duke zgjedhur në të dhjetë preferencat këto lloj programesh studimi, ai ka mundësi që të shpallet fitues në njërën prej tyre. Pra, Dritani jo vetëm duhet të marrë në konsideratë dëshirën e tij, por dhe arritjet që ka.
Regjistrimi në dy faza
Regjistrimi i studentëve në shtator do të kryhet në dy faza. Regjistrimi paraprak dhe regjistrimi përfundimtar. Pasi shpallet lista e fituesve me renditjen fillestare të të gjithë kandidatëve në programet e studimit (degët) përkatëse, bëhet regjistrimi paraprak pranë sekretarive të IAL-ve. Pas regjistrimit paraprak, hiqen nga lista të gjithë kandidatët që nuk do të figurojnë të regjistruar për arsye të ndryshme dhe shpallet lista e re me fituesit përfundimtarë. Ata kandidatë, që në listën për regjistrimin përfundimtar do të jenë fitues në një program studimi tjetër nga ai i regjistrimit paraprak, duhet detyrimisht të ç'regjistrohen dhe të regjistrohen në programin e studimit ku kanë dalë fitues sipas listës përfundimtare.