E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta e posterave Tirana ethet e fushates neper qytet

“E ndërsa beteja elektorale për Bashkinë e Tiranës dhe njësitë bashkiake përreth saj është hapur prej kohësh mediatikisht, një tjetër betejë, për mos të thënë edhe më e ashpër zhvillohet në rrugët e kryeqytetit".

Ajo është beteja e posterave,e flamujve, e automjeteve elektorale të cilat i gjen në çdo cep të Tiranës. E tek disa vite më parë fushtata karkaterizohej nga këngët e subjekteve elektorale, tashmë ajo është më e tensionuar ku jo në pak raste simbolika e dy partive kryesore janë bërë burim incidentesh.

Çdo zonë e kryeqytetit është ndarë në shtabe elektorale ndërsa rrugët ngjasojnë me ylberë  posterash, pankartash, banderolash e flamujsh. Të vendosura vend e pavend ato janë kthyer në pretekste për të tensionuar situatën, por edhe në precedentë qesharakë që rrallëherë i gjen në kryeqytet.

E si përfundim vullneti i subjekteve politike për të vendosur sa më shumë simbole nuk dihet nëse do të jetë i njëjtë edhe për heqjen e tyre.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›