E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama, bashkëpunim me Metën për të fituar zgjedhjet”

Autori i Lajmit: red.
Hapjen e dialogut mes selisë rozë dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, deputeti i majtë Petro Koçi e sheh si një ogur pozitiv dhe një sinjal reflektimi nga ana e kryesocialistit Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, ai deklaron se lideri aktual i partisë më të madhe opozitare duhet domosdoshmërisht të bashkëpunojë me Metën si e vetmja rrugë për të fituar zgjedhjet e 2009-ës. “Në kushtet e krijuara pas sanksionimit të bashkëqeverisjes së vendit prej vëllezërve Berisha, jo vetëm në aktin e privatizimit të Kushtetutës më 21 prill ,por edhe me grabitjen e territorit publik të mbi- e nëntokës, socialistët e vërtetë në LSI, PS, PSD, PDS etj, duhet të bashkohen për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Socialistët, nëpërmjet këtij bashkimi, do ta nxjerrin opozitën nga kapja dhe pushteti i vëllezërve Berisha. Socialistët nuk mund të vijnë në pushtet pa e nxjerrë opozitën nga pushteti i Kryeministrit dhe vëllait të tij në PS. Shitja e Gërdecit, e Kushtetutës, e trojeve të ndërtimit, e kanë kthyer një pjesë të opozitës në shtojcë të PD-së. Shtatori është muaji parlamentar e politik i fillimit të shërimit moral, organizativ e institucional të socialistëve të vërtetë në LSI, PS, PSD e PDS”.
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›