E Diel, 1 Nëntor 2026

PD ironizon programin e PS, programi i Ramës përmblidhet në një barrëlindje

Bregu-Mëhilli: Premtimi i Ramës cinik, lejelindja për nënat e reja sigurohet prej vitit 93
Emocionet dhe madhështia e përjetuar nga kryesocialisti Edi Rama si dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Socialiste gjatë çeljes zyrtare të fushatës elektorale, ka zgjatur vetëm pak orë, pasi opozita e saj, ose mazhoranca aktuale e ka diskredituar deri në shpërfillje programin e paraqitur nga PS. Zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli dhe zëdhënësja e Qeverisë njëkohësisht Ministrja e Integrimit, Malinda Bregu i kanë konsideruar si cinike premtimet e Ramës, veçanërisht atë për lejelindjen e nënave të reja. Teksa Rama shpaloste në detaj programin e PS dhe premtimet për ndryshimin e mirëqenies së shqiptarëve, Mëhillit dhe Bregut u ka tërhequr vëmendjen premtimi i kreut socialist për mbështetjen ndaj nënave të reja në fshat, duke u siguruar atyre përfitim 1 vjeçar nga barra lindjes, njëlloj siç aktualisht përfitojnë ato të qytetit por që janë të siguruara. Asnjë familje shqiptare në fshat nuk do të lihet pa ndihmën e shtetit, duke filluar nga nënat e reja, të cilat sdo kthehen më pak ditë pas lindjes, në arë për të ndjekur parmendën që të ushqejnë familjen dhe foshnjën, sepse nuk përfitojnë nga barrëlindja për shkak të varfërisë. Sepse Shqipëria e shekullit XXI smund të jetë nënë për gjysmën e të porsalindurve dhe njerkë për gjysmën tjetër. Janë sot 50% nënat shqiptare që e kanë këtë problem që pas 28 qershorit ne do ta zgjidhim, është shprehur Rama dje, gjatë fjalimit të tij në Pallatin e Kongreseve, ku dhe mbahej Konferenca Kombëtare e PS. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi 2-shes reaguese, Bregu dhe Mëhilli, të cilat megjithëse veç nga njëra-tjetra, por që të dyja për llogari të PD, e kanë cilësuar si një premtim bosh dhe të realizuar tashmë nga qeveria aktuale, përfitimin e nënave të reja nga barrëlindja. E reja më e spikatur e Konventës së Politikës së Re pa program të Edi Ramës, ishte premtimi se nënat e reja shqiptare do të marrin 1 vit leje lindjeje. Ky është një standard i vendosur që në vitin 93 nga qeveria e Partisë Demokratike. Ky premtim i ri, i realizuar tanimë prej 16 vitesh, është ose një premtim bosh e cinik si dhe të tjerat, ose Rama nga viti 93 e deri sot nuk di apo nuk e ka haberin se cështë familja, nëna, gruaja e sigurisht lindja. Kur në 29 Qershor, ai të vrasë mëndjen për arsyet e humbjes, i sugjeroj që në kohën e lirë, Rama të lexojë Ligjin e Sigurimeve Shoqërore, Kodin e Familjes, Kodin e Punës dhe Kodin Penal për çështjet e dhunës në familje, për të kuptuar se cështë familja, marrëdhënia burrë - grua dhe sigurisht dënimi për dhunimin e tyre, është shprehur zëdhënësja e Qeverisë dhe njëkohësisht Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Lidhur me këtë, por edhe premtime të tjera të Ramës, sigurisht që nuk ka munguar edhe reagimi i zëdhënëses së PD, Erla Mëhilli. Sot Edi Rama pasi mbajti të fshehur 1 vit rresht programin e Partisë së tij, doli para publikut me një program i cili dallonte nga elementë si realizime të programit Berisha të viteve 92-96, u shpreh Mëhilli, duke cilësuar se Rama nuk bëri gjë tjetër veçse u premtoi shqiptarëve lugën e floririt të Babë Myslymit. Ai u premtoi shqiptarëve se do të rregullojë shëndetësinë duke hequr sigurimet shëndetësore, një sistem ky i cili qëndron në bazë të financimit të shëndetësisë të të gjitha vendeve demokratike, pra se do tu rikthejë modelin pa sigurime që ishte në kohën e diktaturës. Ai u premtoi shqiptarëve se do krijojë ministrinë e fshatit, pasi sipas tij Ministria e Bujqësisë qenka ministri e qytetit. Rama u premtoi shqiptarëve se do luftojë korrupsionin dhe si dëshmi për këtë iu paraqiti atyre 30 lejet e dhëna Delijorgjit dhe 59 lejet që ndau me Ledi Shkrelin dhe Alban Eftimin. Pra u premtoi shqiptarëve një qeveri që do të merret me hallet e tyre ndërsa vetë do të merret me lejet e ndërtimit. Rama u premtoi shqiptarëve se do të ulë taksat ndërkohë që ka 2-3 fishuar taksat në Bashkinë e tij dhe po i shpërdoron ato. Rama u premtoi shqiptarëve se do të luftojë krimin e organizuar ndërkohë që emri i tij figuron në dosjen e Dondollakut në Itali e në dosje të tjera në Spanjë, va vijuar Mëhilli, duke i kërkuar Ramës në emër të PD, dorëheqjen urgjente nga kryetar bashkie për të kryesuar listën e partisë së tij. Të çlirohet nga ankthi e frika për të pranuar verdiktin e 28 Qershorit, verdiktin dhe humbjen që qytetarët shqiptarë do ti rezervojnë në zgjedhjet e ardhshme, ka përfunduar zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›