E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko: Qeveria nuk është kujdesur për shtresat në nevojë

Anëtari i Kryesisë së PS, Pandeli Majko është takuar dje me banorët e fshatit Blacë, në Qarkun e Korçës. Deputeti socialist ka prezantuar Programin e Ri Qeverisës, i cili do të marrë jetë pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Majko ka prekur çmimet e larta të ushqimeve në treg, të cilat pavarësisht rritjes së rrogave apo pensioneve, mbeten sërish të papërballueshme për shqiptarët. Sipas Pandeli Majkos, qeveria nuk është kujdesur fare për shtresat në nevojë, pasi më shumë ka menduar të pasurojë ministrat dhe pushtetarët e saj, çka ka sjellë edhe këtë situatë të mjerueshme sot në të gjitha fshatrat e Korçës dhe Shqipërisë. Sot qeveritarët deklarojnë se janë rritur rrogat dhe pensionet. Por sa është rritur buka, sa është rritur nafta, sa është rritur orizi, sheqeri, sapuni e kështu me radhë. Dhe pastaj pasi bën llogarinë, arrin të kuptosh, se megjithëse janë rritur disa lekë si në pension apo në borderonë e atyre që marrin rrogë në shtet, me lekë më shumë blen më pak se në 2005, u shpreh deputeti socialist, Majko.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›