E Diel, 1 Nëntor 2026

Pr/ligji i Inspektoriatit të Ndërtimit, Rama letër Topallit

TIRANË- Kryebashkiaku Edi Rama i drejtohet kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, me një letër ku jep alarmin për papajtueshmërinë ligjore dhe kushtetuese të projektligjit të fundit të qeverisë për Inspektoriatin e ndërtimit. Ky projektligj, nis letra e kryebashkiakut bie ndesh jo vetëm me parimet kushtetuese por dhe me disa vendime të Gjykatës Kushtetuese si dhe me raportet e komisioneve të organeve të Këshillit të Europës duke sjellë regres të dukshëm në reformën e decentralizimit dhe duke cënuar rëndë autonominë vendore. Cështjet e kontrollit të territorit argumenton kryebashkiaku i Tiranës janë qartazi funksion dhe autonom i pushtetit vendor. Duke iu referuar kartës europiane të autonomisë vendore, Rama argumenton se duke i dhënë inespektoriait të ndërtimit atribute vendore tejkalohen standartet kushtetuese dhe krijohen premisa për konflikt të hapur koptencash dhe pasiguri të qytetarëve në zbatimin e normës juridike. Rama e cilëson këtë projekt jo vetëm antikushtetues por dhe kërcënim të hapur për ligjërimin e arbitraritetit dhe dhe abuzimit me pushtetin për qëllime mirëfilli jokushtetuese. Në fund të letrës drejtuar Kuvendit, kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama argumenton se qeveria me propozimet e saj për fuqizimin e Inspektoriatit Kombëtar të Ndërtimit nuk është konsultuar me njësitë vendore, sikundër parashikojnë normat kushtetuese dhe marrëveshjet ndërkombëtare për të gjitha këto argumenta, Rama kërkon mosmiratimin e tyre në Kuvend.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›