E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, ekzpolziv në një bar-restorant

LEZHE- Një sasi e konsiderueshme eksplozivi është vendosur rreth orës 2.30 të mëngjesit në një bar-restorant që ndodhet përgjatë autostradës Lezhë-Tiranë, në drejtim të fshatit Rrilë të Lezhës. Burime në vendngjarje kanë bërë të ditur se eksplozivi është vendosur në pjesën e jashtme të dritares dhe ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale në lokal. Mësohet se shpërthimi nuk ka shkaktuar viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sipas burimeve policore pronari i lokalit nuk ka pranuar të ketë konflikte me ndonjë person apo subjekt tjetër privat. Grupi hetimor po heton rreth shkaqeve të ndodhjes së këtij incidenti, si edhe për zbulimin dhe kapjen e autorëve.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›