E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, bie nga skela, vdes punëtori

BERAT- Një punëtor ka humbur jetën gjatë punës në një ndërtesë në Berat. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Clirimi”, kur viktima Kujtim Veizi pasi ka pësuar infarkt ka rënë nga lartësia. Menjëherë punëtorët e tjerë që gjendeshin aty pranë kanë njoftuar policinë, ndërsa ambulanca ka transportuar trupin e pajetë drejt morgut. Fillimisht u dyshua se 63-vjecari humbi jetën si pasojë e rëniës nga skela. Por pas hetimeve reuzultoi se punëtori Kujtm Veizi kishte pësuar infarkt, c’ka ka shkatuar dhe rënien e tij nga lartësia.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›