Bashkë me Universitetin
22/01/2005 Nano premton zgjidhje të problemit të pronave për komunitetet fetare, veçanërisht për komunitetin
Bashkë me Universitetin
katolik dhe një mysliman
Denisa Xhoga
Përurohet Universiteti katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", një filial i të cilit do të hapet këto vite në Shkodër dhe më pas pritet në Vlorë dhe Korçë. Menjëherë pas kësaj ceremonie Kryeministri Fatos Nano në takimin me kreun e Komunitetit Mysliman thekson se do të hapet edhe një Universitet teologjik i fesë islame.
Një ceremoni madhështore u zhvillua dje në prani të personaliteve të larta të shtetit shqiptar dhe italian, për përurimin e Universitetit jopublik "Zoja e Këshillit të Mirë". Një universitet i ngritur me kontributin e kongregacionit "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe besimtarëve katolikë. Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, Kryeministri Fatos Nano, Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, morën pjesë në ceremoninë ku ndodheshin dhe përfaqësuesit më të lartë të besimeve të ndryshme në Shqipëri; katolik, ortodoks, mysliman dhe bektashi. Delegacioni italian i pranishëm përbëhej nga një përfaqësi e dendur parlamentarësh si Kryetari i Dhomës së Deputetëve,
Pierferdinando Casini, Presidenti i Dhomës së Jashtme të Deputetëve, On.Gustavo Selva, Presidenti i Komisionit Parlamentar për Fëmijë, On.Maria Burani Procaccini, zv.ministri dhe i Funksionit Publik, Sen. Learco Saporito, On.Francesco Paolo Lucchiese, On.Vasco Giannotti, Kardinali Pio Laghi të shoqëruar nga ambasadori italian në Tiranë, Attilio Massimo Iannucci. "Ishte dëshira e Nënë Terezës që bëri të mundur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për të dy vendet e më gjerë", tha ambasadori Iannucci. Sipas tij, ky universitet do të përgatisë një gjeneratë studentësh me vlera e virtyte të Evropës së Bashkuar, ku edhe Shqipëria synon të anëtarësohet. Presidenti i Fondacionit "Zoja e Këshillit të Mirë", Franco Decaminada, nënvizoi rëndësinë e kësaj vepre dhe kontributin e Italisë për zhvillimin e Shqipërisë përmes sektorit kyç të formimit human dhe profesional. Shiritin e inaugurimit e preu Presidenti Alfred Moisiu dhe Kryetari i Dhomës së Deputetëve në Itali, Casini. Në oborrin përpara godinës së universitetit, Kryeministri Fatos Nano zbuloi statujën "Himn jetës", dhuruar nga skulptori i njohur italian, Modena Paulli. Universiteti "Zoja e Këshillit të Mirë" është ndërtuar nën kujdesin e Institutit Dermatologjik të Romës dhe mbështetjen e disa universiteteve prestigjioze italiane. Ky universitet ka katër fakultete si Mjekësia, Juridiku, Ekonomia dhe Shkencat Politike. Në vitin e parë akademik janë regjistruar 200 studentë dhe japin mësim 50 pedagogë shqiptarë dhe italianë. Rektori i universitetit, prof.dr. Cesare Romiti, tha se "në vitin 2007 do të jetë gati edhe poliklinika universitare për studentët e parë që diplomohen në mjekësi e përgjithshme, infermieri, kirurgji, fizioterapi etj".
Nano: Komitetit Shtetëror të Kulteve po shqyrton zgjidhjen e çështjes së pronave
"Së shpejt institucion
teologjik mysliman"
"Ne po studiojmë në kuadrin e Komitetit Shtetëror të Kulteve dhe të institucioneve të tjera të administratës, apo të krijuara nga parlamenti, një harmonizim dhe zgjidhje më të mirë dhe të shpejtë të problemeve të kthimit dhe kompensimit të pronave edhe për komunitetet fetare, në rastin konkret për komunitetin mysliman, si në Tiranë ashtu edhe në qytetet e tjera me tradita në vend, si dhe të mbështetjes së nevojshme dhe nga shtetit, krahas vullnetarizmit të besimtarëve, për të pasur në të ardhmen e afërt dhe një institucion të edukimit teologjik të besimtarëve myslimanë, siç inauguruam sot Universitetin Katolik, në mënyrë që arsimi kombëtar shqip të depërtojë me të gjithë traditat dhe vlerat e kulturës sonë edhe në institucionet e fesë", tha Kryeministri Fatos Nano. Sipas tij, në këtë mënyrë do të kemi më shumë qetësi, atdhedashuri edhe në fushën e kultivimit të besimit e të mësimeve të Zotit në dobi të të gjithëve. Dje, Kryeministri Nano bëri një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar me rastin e Festave të Kurban Bajramit dhe Ditës së Paqes. Me këtë rast Kryeministri u shpreh: “Pata kënaqësinë të uroj kreun e Komunitetit Mysliman për ditën e paqes, dita kur Kurani ka zbritur në duart e besimtarëve të ndershëm dhe të mirë, myslimanë në Shqipëri dhe në të gjithë botën, një ditë pas Kurban Bajramit, dhe të bisedoj me këtë rast për të forcuar më tej mbështetjen e shtetit për zgjidhjen e problemeve të komuniteteve fetare në Shqipëri". Kjo, në mënyrë të veçantë për komunitetin mysliman si një institucion i pazëvendësueshëm i bashkëjetesës, i tolerancës dhe i paqes me komunitetet e tjera fetare, me të gjithë shoqërinë dhe institucionet e shtetit shqiptar.
Synohet lehtësimi i trafikut, projekti është gati për zbatim
Mbikalim pranë Zogut të Zi
Trafiku i rënduar i makinave është menduar të zgjidhet sadopak, duke shtuar një mbikalim brenda vijës së verdhë të qytetit të Tiranës, pikërisht në kryqëzimin e Zogut të Zi. Në formë rrethi, ky mbikalim të nxjerrë në unazë nga njëra anë, nga tjetra në dalje të Tiranës, në rrugën e Durrësit, apo në atë "Don Bosko". Tenderin e zhvilluar për këtë qëllim e ka fituar firma e ndërtimit "Euro-Teorema". Kështu është menduar të zotërohet metropoli në 20 vjetët e ardhshme pas hartimit të Planit Rregullues. Në Planin Rregullues të Tiranës, që po harton Bashkia e Tiranës, periferitë janë ato pika ku "nxehtësia" do të marrë trajta të rëndësishme stimuluese. Në këtë kontekst është menduar të zgjatet bulevardi "Dëshmorët e Kombit" edhe një herë sa është deri në lumin e Tiranës. Sakaq në këtë zonë do t'i mëshohet ndërtimit të qendrave gjigande të biznesit. Dy parqe të mëdhenj do t'i shtohen kreqytetit, Parku i Paskuqanit dhe Parku i Farkës. Nga ana tjetër një brez jeshil do të shoqërojë gjithë lumin e Tiranës, i cili (në ngjashmëri me profilin e rehabilituar të Lanës) do të zgjatet deri në rrugën e Elbasanit për t'ju bashkëngjitur unazës së madhe të qytetit (ende të pandërtuar). Interesante do të jetë brezi përgjatë lumit të Lanës, i cili, sipas parashikimeve, do të krijojë ishuj të gjelbër dhe sipërfaqe ujore në rrugëtimin e tij nga burimi i Lanës (në Lanabregas) deri në Bërxullë, aty ku derdhet. Sipas urbanistëve, Lana mendohet t'i bashkohet autostradës deri në Rinas. Plani rregullues përfshin edhe krijmin e dy linjave të rëndësishme të transportit, që mendohet të përshkojnë bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nga Universiteti deri në lumin e Tiranës, aty ku do të ndërtohet një qendër e madhe polifunksionale. Linja tjetër do të përshkojë gjithë gjatësinë e Lanës në të dy krahët e saj. Sipas Planit Rregullues, për herë të parë në këto linja do të shfrytëzohet transporti me tramvaj që përveç domosdoshmërisë ndoshta do t'u heqë mërzinë gjatë tjerrjes me furkë plakave të ulura në pragun e shtëpive që janë në zonat përreth. Po të gjykosh nga efektet, Plani i ri Rregullues i Tiranës nuk do të jetë veçse një lloj "reportazhi" i domosdoshëm racional dhe gjithëpërfshirës i asaj që mendohet të ndryshojë të ardhmen e kryeqytetit.