Ligjërimi Steril
21/01/2005
Në debatin aktual politik shqiptar, shumë pak rëndësi i është kushtuar, si nga analistët, studiuesit apo edhe vetë politikanët, gjuhës dhe termave që e dominojnë këtë debat. Kjo për faktin se gjuha konsiderohet si diçka e natyrshme dhe jo si një instrument që ne me apo pa vetëdije e përdorim dhe e prodhojmë në funksion të qëllimeve tona. Një analizë mjaft e thjeshtë tregon se sa e pavërtetë është një qasje e tillë. Ne jo vetëm e prodhojmë, por edhe prodhohemi prej gjuhës. Konceptet dhe bindjet tona janë produkt i termave dhe gjuhës që ne përdorim dhe jo thjesht një pasqyrim i realitetit që na rrethon. Pra, termat dhe konceptet, që ne përdorim, jo vetëm e pasqyrojnë, por edhe e sendërzojnë atë që ne e quajmë realiteti shqiptar. Në fakt, shpesh ne mbetemi skllevër të koncepteve dhe termave gjuhësor që kushtëzojnë mënyrën tonë të të menduarit. Rrjedhimisht nëse mendimi është i aftë të korruptojë gjuhën, gjuha gjithashtu është e aftë të korruptojë mendimin. Gjatë diktaturës komuniste termat u përkufizuan dhe përdorën në mënyrë të tillë që të ishte mëse normale fraza “demokracia popullore mund të arrihet vetëm me anë të diktaturës së proletariatit” ose po ta thjeshtojmë, demokracia e vërtetë është diktatura.
Këtu qëndron edhe ngërçi i ligjërimit aktual politik në Shqipëri. Në thelb të këtij ngërçi qëndron mospërputhaja midis modelit të demokracisë liberale që synohet të ndërtohet në Shqipëri dhe ligjërimit që përdoret për këtë qëllim. Demokracia liberale kërkon një ndarje të qartë si të pushteteve ashtu edhe të përgjegjësive. Përcaktimin e qartë të hapësirës dhe lirive si të individit ashtu edhe të grupeve të ndryshme shoqërore. Ky model presupozon zhvillimin dhe institucionalizimin e diferencave dhe ndryshimeve midis individëve, kategorive shoqërore, ideve apo ideologjive. Është një sistem që e mirëpret të ndryshmen dhe i garanton asaj hapësirën dhe lirinë, duke i institucionalizuar ato. Ndryshe nga sisteme të tjera, ku kërkohet uniformitet dhe unanimitet, ku synohet konsensusi dhe jo kompromisi, ku diferencat sheshohen dhe nuk institucionalizohen.
Terminologjia, kategoritë gjuhësore dhe konceptet që përdoren në debatin apo diskutimin tonë politik jo vetëm që nuk krijojnë hapësirë për ndryshimet dhe diferencat, por në të kundërt i eliminojnë ato. Ky ligjërim bazohet kryesisht mbi kategori përgjithësuese që presupozojnë uniformitet dhe jo variacion, ngjashmëri dhe jo ndryshim. Kështu në vend që të flitet për qeveri, shumicë, pakicë, pozitë dhe opozitë, përdoret termi “klasa politike”, në vend të termave diferencues qytetari, apo fshatari, të varfërit apo të pasurit përdoret pafundësisht termi “populli”, sikur ky të ishte një entitet monolit dhe i pandarë. Në vend të institucioneve specifike, si parlamenti, partitë politike apo pushteti vendor përdoret termi “politika” që në vetvete ngërthen si politikanët, partitë politike dhe të gjithe procesin e politikëbërjes.
Një ligjërim i tillë ka një sërë pasojash shqetësuese. Së pari, ai domosdoshmërisht çon drejt një modeli të një demokracie jo liberale që në vetvete ka tendenca totalitare. Një demokraci pa liberalizmin përfundon shumë lehtë në tiraninë e shumicës. Ky model nuk bazohet tek institucionalizimi dhe pranimi i diferencave, por tek arritja e konsensusit midis aktorëve të ndryshëm. Në fakt, ky model kërkon sheshimin e diferencave në mënyrë që të arrihet sa më shpejt konsensusi, gjë që shpesh çon në abuzimin e të drejtave të pakicave, qofshin ato politike apo shoqërore. Së dyti, një ligjërim i tillë eliminon përgjegjshmërinë (ose açountability), pasi, duke i fajësuar të gjithë, ai nuk fajëson asnjë. Në këtë mënyrë, përgjegjësia individuale, apo institucionale humbet bëhet pjesë e një kategorie më të gjerë, e cila fajësohet në tërësinë e saj. Rrjedhimisht ky ligjërim prodhon status kuonë, pasi çdo dështim i forcës politike në pushtet kthehet në dështim të klasës politike apo të politikës në përgjithësi. Kështu përgjegjësia institucionale apo individuale neutralizohet.
Pikërisht për arsyet e mësipërme ky ligjërim quhet steril. Ai nuk prodhon, por neutralizon. Në vend të reagimit qytetar, ai prodhon apati politike. Në vend të diskutimit apo debatit analitik, ai prodhon një narrativë përgjithësuese të tipit “ne”, populli dhe “ata” politikanët. Një ligjërim i tillë krijon shumë zhurmë, por realisht nuk thotë asgjë. Fajëson të gjithë, por nuk e kërkon përgjegjësinë askund. Me pak fjalë, ai është një ligjërim që ndonëse thekson nevojën për ndryshim ruan status kuonë, pra është shterpë, ose ndryshe steril.
Kategoritë Përgjithësuese
Për ta parë nga më afër se si funksionon një ligjërim i tillë, është mirë që të përqëndrohemi te një apo dy nga kategoritë që ky ligjërim përdor më shpesh, për të parë mënyrën se si këto kategori përdoren, çfarë efekti prodhojnë ato dhe rrjedhojat përkatëse në skenën politike. Dy janë kategoritë më përfaqësuese të këtij ligjërimi: klasa politike (ose shpesh “politika”) dhe “populli”.
“Klasa politike” përdoret për të emërtuar një sërë kategorish, që shpesh janë lehtësisht të diferencueshme nga njëra-tjetra. Në shumicën e rasteve, ai nënkupton politikanët në përgjithësi. Në disa raste ai nënkupton Qeverinë ose partinë në pushtet, si psh., kur thuhet “klasa politike në pushtet”. Në disa raste ai nënkupton pozitën dhe opozitën të marra së bashku ose Partinë Socialiste dhe atë Demokratike. Së fundi, termi “klasa politike” përdoret edhe si ekuivalent i termit tjetër përgjithësues “politika”, si psh., në fjalinë “politika shqiptare duhet rinovuar”.
Ky term hyri në përdorim pas rënies së diktaturës komuniste, gjatë së cilës termi “klasë politike” ishte i pakonceptueshëm, pasi hapësirën e tij kuptimore e zinte Partia e Punës. Ai u importua nga kontinenti evropian dhe veçanërisht nga Franca dhe Italia fqinjë, ku ky term përdoret dendur. Në këto vende ky term nënkupton tërësinë e elitës politike që qeveris me apo pa rotacion. Ky term nuk përdoret në botën Anglo-Saksone, Britani dhe SHBA, ku ka si ekuivalent termat lidershipi politik apo elita politike.
Ndonëse në pamje të parë përdorimi i këtij termi mund të duket krejt i natyrshëm, në rastin e Shqipërisë është e vështirë të flitet për një klasë politike si në kuptimin marksist ashtu edhe në ndonjë përkufizim tjetër. Ekzistenca e një klase presupozon homogjenitet të individëve që e përbëjnë atë, prejardhje të njëjtë shoqëroro-kulturore apo arsimore, siç është rasti i klasës politike në Francë. Nga këndvështrimi marksist, formësimi i klasës nënkupton jo vetëm homogjenitetin kulturor dhe ideologjik, por edhe burime të njëjta jetese, apo pozicionim të njëjtë në raport me mjetet e prodhimit. Asnjë nga këto karakteristika nuk mund t’i vishet asaj që shpesh në Shqipëri emërtohet “klasë politike”. Politikanët shqiptarë janë po aq të ndryshëm nga njëri-tjetri sa ç’është edhe vetë shoqëria shqiptare, si nga prejardhja, burimi të ardhurave, edukimi apo mentaliteti. Një pjesë janë intelektualë, një tjetër pjesë jo, disa me prejardhje fshatare, disa qytetar, e kështu me radhë, disa shumicën e të ardhurave e përftojnë nga bizneset e tyre, dhe disa nga pozicioni i tyre politik.
Megjithatë nuk është e rëndësishme të argumentojmë nëse ekziston apo jo në të vërtetë një klasë politike shqiptare, për sa kohë ekziston perceptimi se diçka e tillë ekziston. Në një demokraci perceptimi është i vetmi realitet që ka rëndësi. Shtjellimi i mësipërm është i rëndësishëm për të kuptuar se klasa politike, si koncept, nuk është një kategori e natyrshme që thjesht reflekton një realitet paraprak. Një koncept i tillë është krijuar dhe ka hyrë në përdorim mjaft vonë. Ai kryen një funksion të caktuar dhe jo vetëm formësohet, por edhe e formëson ligjërimin politik aktual. Në këtë këndvështrim, ky koncept jo vetëm e reflekton, por edhe e prodhon realitetin që përshkruan. Ajo duhet theksuar është mënyra se si një koncept i tillë përdoret në ligjërimin politik. Si koncept përgjithësues, koncepti i klasës politike ngërthen në vetvete një sërë institucionesh dhe kategorish të tjera specifike si qeveria, shumica, pakica, opozita, pozita apo parlamenti. Kjo do të thotë që përdormi i këtij termi eliminon apo ul shpesh përdorimin e kategorive individuale. Në këtë mënyrë, ky term përkthen përgjegjësitë individuale në kolektive.
Në praktikë, diçka e tillë prodhon një sërë paradoksesh. Kështu ngecja e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian në shumicën e rasteve shikohet si dështim i klasës aktuale politike në përgjithësi. E njëjta gjë ndodh me fenomenin e korrupsionit kundër të cilit organizohen protesta që i kërkojnë politikanëve në përgjithësi të mos korruptohen. Në këtë mënyrë edhe vendime specifike që merren nga Qeveria apo shumica parlamentare shikohen si produkte të klasës politike apo politikës në përgjithësi, çka eliminon pothuajse krejtësisht hierarkinë e përgjegjësive. Duke përdorur një koncept të zgjeruar të qeverisjes, që në vetvete nuk është i pasaktë, përgjegjësitë kërkohen dhe gjinden kudo si te pozita ashtu edhe tek opozita, por pa i renditur ato sipas rëndësisë. Çdo krizë apo skandal qoftë kjo edhe e një karakteri të qartë qeveritar trajtohet si një shembull specifik i një fenomeni më të gjerë; dështimi i klasës politike apo i politikës në përgjithësi.
Shembuj të tillë janë të shumtë në mediat shqiptare. Kështu në një nga gazetat e përditëshme, që kishte botuar në faqen e saj të parë një skandal, që përfshinte shkeljen e ligjit nga Kryeministri, artikulli fillonte me fjalinë “Me këtë politikë nuk vazhdohet më!” Ndonëse skandali përfshinte thjesht zyrtarë të lartë të Qeverisë. Një tjetër e përditëshme votimin kundër ngritjes së komisionit hetimor ndaj Kryeministrit, për akuzat që iu bënë atij në parlament, e quante “skandali i radhës i politikës shqiptare”, ndonëse kundër ngritjes së komisionit votoi vetëm njëra palë. Raste të tilla mund të gjinden lehtësisht në shtypin shqiptar edhe në ato gazeta që për një sërë arsyesh herëpashere e sulmojnë qeverinë. Është interesante të theksohet se në të dyja rastet të dyja këto të përditëshme ishin të përfshira në një fushatë kundër Kryeministrit të vendit. Fakti që një fenomen i tillë vërehet edhe kur mediat mund të jenë antipushtet tregon edhe një herë se gjuha jo vetëm prodhohet nga mendimi, por edhe i prodhon mendimet. Gazeta të tilla, ndonëse mund të kenë si qëllim goditjen e Qeverisë gjatë një periudhe të caktuar, nuk mund të shkëputen dhe janë viktimë e një ligjërimi politik, që shpesh ato vetë e kanë prodhuar.
Përballë kategorive përgjithësuese “klasa politike” dhe “politika” ndodhet një tjetër kategori: populli. Ndërkohë që politika është dhunuesja, populli është viktima. Shpesh politika portretizohet si mizore, egoiste, e korruptuar, e pandjeshme ndaj vuajtjeve të popullit të pafajshëm. Politika trajtohet si një proces që ndodh larg popullit dhe në dëm të tij. Ndërkohë që populli është zemërgjerë, i vuajtur dhe i duruar. Vetë kategoria popull nuk zbërthehet kurrë me konceptin e qytetarit, një koncept që përdoret mjaft rrallë. Populli trajtohet si një entitet monolit që përditë përballet me mizoritë e politikës.
Në të dyja rastet, si në atë të klasës politike apo të politikës ashtu edhe në rastin e konceptit popull, ato që eliminohen janë kategoritë dhe konceptet individualizuese, si psh., qytetari, shumica dhe pakica parlamentare. Kështu për periudhën 2000-2004, në arkivat e të përditëshmes më të madhe Shekulli rezultojnë rreth 1360 artikuj të ndryshëm me kategoritë “politika” dhe “populli”, ndërkohë që për të njëjtën periudhë kohore vetëm në 220 artikuj gjindet kombinimi “qeveria” dhe “qytetari”. Në të njëjtën periudhë kohore ndërkohë që ekzistojnë rreth 4560 artikuj me fjalën “popull” në to, ka vetëm 1200 artikuj me fjalën “qytetari”.
Eliminimi i kategorive individualizuese dhe përfshirja e tyre në kategoritë dhe konceptet përgjithësuese forcon më tej ndarjen ekzistuese midis “ne” (popullit) nga njëra anë dhe “ata” (klasa politike/politikanët) nga ana tjetër. Kategoritë përgjithësuese jo vetëm e pasqyrojnë, por edhe e thellojnë këtë ndarje që zgjerohet vazhdimisht. Në mungesë të përgjegjshmërisë çdo dështim i vishet “atyre” (klasës politike) në përgjithësi, gjë që rrit edhe më tej hendekun midis qytetarit dhe procesit të politikëbërjes. Qytetari humbet në homogjenitetin e konceptit popull, kurse procesi i politikëbërjes shikohet si produkt dhe përgjegjësi e klasës politike në tërësi.
Një ndarje e tillë nuk është thjesht e krijuar, por edhe e trashëguar nga e kaluara jonë komuniste. Edhe në Shqipëri, si në shumë vende komuniste, ekzistonte një ndarje gjithnjë e në rritje midis partisë dhe popullit. E gjithë propaganda komuniste bazohej mbi dikotominë parti-popull. Një ndarje e tillë ishte jo thjesht në nivelin propagandistik, ajo ishte e prekshme edhe në nivelin material dhe në raport me pushtetin. Kjo ndarje ishte e prekshme edhe fizikisht; ushëheqja e partisë jetonte te blloku, ndërsa popullata jashtë tij. Një ndarje e tillë zgjerohej gjithnjë dhe më shumë jo vetëm me konsolidimin e partisë, por edhe me rritjen e pakënaqësisë me sistemin.
Natyrisht, që më rënien e sistemit komunist, një mënyrë e tillë e të menduarit nuk u zhduk. Gradualisht, ndarja ne – populli dhe ata – partia, filloi të zëvendësohej me ne-populli dhe ata - klasa politike ose politika. Në këtë kontekst fillon e zbehet gjithnjë e më tepër, sidomos në perceptimin të atyre që nuk marrin pjesë në votime, ndryshimi midis pozitës dhe opozitës, Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Në këtë mënyrë edhe dy liderat portretizohen si gjithnjë e më tepër si dy anë të së njëjtës medalje me emrin Nano-Berisha. Në pamundësi të zëvendësimit të të gjithë klasës politike, largimi i tyre nga politika shikohet si zgjidhja e vetme për përmirësimin e marrëdhënies popull-politikë.
Në mungesë të një zgjidhje revolucionare, që do të ndryshonte të gjithë sistemin dhe do të zëvendësontë plotësisht klasën politike, ligjërimi bëhet gjithnjë e më histerik, në proporcion të drejtë me mungesën e zgjidhjeve që ofron dhe me përkeqësimin e situatës që prodhohet nga vetë ky ligjërim. Në pamundësi të zëvendësimit të të gjithë klasës politike, çka do të nënkuptonte një lëvizje thellësisht revolucionare, zgjidhja kërkohet tek ekstremi tjetër; zëvendësimi i një apo dy liderave kryesor politik: Nano ose Berisha. Kështu, përgjegjësia për keqqeverisjen kërkohet ose tek e gjithe klasa politike, ekstremi kolektiv, ose te dy individë Nano-Berisha, ekstremi individual. Të dy këto koncepte funksionojnë në mënyrë komplementare dhe jo përjashtuese. Shpesh kombinimi i këtyre dy koncepteve prodhon argumentime inkoherente dhe alogjike. Në shumë analiza, pasi argumentohet se problemi i Shqipërisë është klasa e saj politike, mungesa e traditës demokratika, kultura e mangët politike, kërkohet largimi i Nanos dhe Berishës si rrugëzgjidhje.
Produkti më imediat i këtij ligjërimi është riprodhimi i vazhdueshëm i status quosë. Kritikat e vazhdueshjme ndaj asaj që emërtohet “klasa politike” përtej pakënaqësisë në rritje me politikën në përgjithësi nuk prodhojnë ndryshim, por, përkundrazi, apati qytetare, pasi ato nënkuptojnë një zgjidhje revolucionare që është e pamundur në kontekstin aktual. Diçka e tillë shoqërohet edhe me përkeqësimin e vazhdueshëm të qeverisjes në mungesë të presionit shoqëror ndaj momenteve, institucioneve apo akteve konkrete të keqqeverisjes, të cilat edhe kur identifikohen trajtohen si dështimë më të gjera të politikës në përgjithësi.
Në këto kushte, votuesi i thjeshtë, apo i pavendosur, përballet me një mungesë të theksuar zgjedhjeje. Së pari, ai ose ajo i përket një grupi monolit, që quhet “popull” dhe përballet me një kategori tjetër homogjene, që quhet “klasa politike”, e cila presupozohet e dështuar në trërësinë e saj. Në kombinim me rritjen e keqqeverisjes diçka e tillë prodhon mospjesëmarrje, gjë që e tregojnë qartë tendenca në rënie e përqindjes së votuesve në zgjedhje. Mospjesëmarrja në zgjedhje favorizon forcën politike në pushtet. Së pari, kjo forcë ka një elektorat më të disiplinuar se ai i opozitës. Së dyti, simpatizantët e kësaj force që përveç bindjeve kanë edhe përfitime të drejtpërdrejtë nga pushteti, si psh., vende pune në sektorin publik, kanë edhe një nxitje më të madhe për të marrë pjesë në votime. Të dy këto faktorë bëjnë që sa më e ulët të jetë pjesëmarrja, aq më të mëdha janë shanset e mbetjes në pushtet të Partisë Socialiste. Në këtë aspekt, ligjërimi steril, që prodhon shumë pakënaqësi dhe pak ndryshim.
Rasti i Opozitës
Ligjërimi steril përbën edhe sfidën kryesore, me të cilën përballet opozita shqiptare. Për momentin, ajo është pre e një ligjërimi përgjithësues që e penalizon atë edhe për ato elementë të qeverisjes, të cilat nuk janë përgjegjësi e saj. Pakënaqësia në rritje me qeverisjen ndikon jo vetëm tek imazhi i forcës politike në pushtet, por edhe te vetë opozita. Në artikulimin mediatik ndarja pozitë-opozitë është thjesht nominale. Pozita dhe opozita trajtohen si dy anë të së njëjtës medalje, ashtu si dhe binomi Nano-Berisha edhe bonomi pozitë-opozitë artikulohet si një të tërë.
Pikërisht për këtë arsye aksioni i ashpër politik denoncues i opozitës mund të prodhojë efektin bumerang. Duke anatemuar palën tjetër apo liderin e pozitës, opozita nuk bën gjë tjetër veçse në sytë dhe veshët e elektoratit të pavendosur anatemon klasën politike shqiptare në përgjithësi. Kjo për faktin e thjeshtë se kategoritë diferencuese, ose individualizuese që përdor opozita filtrohen nëpërmjet kategorive përgjithësuese të ligjërimit dominues steril dhe të ndarjes aktuale konceptuale “ne” (populli) dhe “ata” (politikanët). Kështu dështimi i qeverisë përkthehet në dështimin e qeverisjes, gjë që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë të dyja palët, dështimi i politikës së shumicës socialiste përkthehet në dështimin e politikës shqiptare, kleptokracia qeverisëse përkthehet në korrupsionin e klasës politike. Një retorikë, e tillë në vend të nxitjes për të votuar rotacionin politik, mund të prodhojë mospjesëmarrje në votime dhe rrjedhimisht betonizimin e status kuosë.
Në këtë pikë është e rëndësishme të kuptohet se opozita nuk mund ta anashkalojë, injorojë, apo të operojë jashtë ligjërimit steril dominues, por mund ta ndikojë atë nëpërmjet futjes së termave të reja. Në fakt, procesi politik ndër të tjera nënkupton edhe përballjen për përcaktimin e termave dhe koncepteve. Dhe kjo është një nga sfidat më imediate të opozitës. Një nga detyrat e saj është ndërtimi dhe promovimi i infrastrukturës gjuhësore dhe konceptuale që do të mundësojë jo vetëm fitoren e saj në zgjedhje, por edhe ndërtimin e një demokracie liberale. Në kuptimin më të ngushtë kjo do të thotë futjen dhe përdorimin e kategorive individualizuese dhe jo përgjithësuese, siç është psh., koncepti i qytetarit. Në një kuptim më të gjerë, kjo do të thotë ndërtimi i mesazhit politik jo në terma teknik, por ideologjik, bazuar mbi konceptet e liberaldemokracisë.
Për ta bërë në mënyrë efikase diçka të tillë, duhet kuptuar se ligjërimi steril, ndonëse i shërben status kuosë nuk është prodhuar nga një qendër e vetme e pushtetit, si psh., Qeveria, ndonëse përdoret shpesh nga qeveritarët. Ai është rezultat i një shumësie të pafund qendrash pushteti, qofshin këto qendra të pushtetit mediatik, të shoqërisë civile, të analistëve të pavaruar, të qeveritarëve, të partive të opozitës, të faktorit ndërkombëtar apo të individëve të thjeshtë. Ky në thelb është një sistem i bazuar në një konspiraci, por pa hipokrizi. Secili prej këtyre elementëve, duke ndjekur interesin e tij/saj institucional, apo privat e prodhon dhe e ruan status kuonë nëpërmjet ligjërimit steril, pa qenë nevoja e marrjes së direktivave nga një qendër e përcaktuar dhe dominuese pushteti.