Kuvendi i PD më 19-20 mars
21/01/2005 Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të zhvillojë punimet dy ditë përpara se të përfundojë fushata paraelektorale edhe turi në rrethe. Burime në PD shprehen se forumi më i lartë i partisë pritet t'i zhvillojë punimet në datat 19 dhe 20 mars, ku do të propozohen ndryshimet në statut dhe pranimi në parti i disa prej anëtarëve të Komitetit të Orientimit të Politikave. Ndërsa në datën 22 mars, turi elektoral "Ditët e Shpresës" do të mbyllet në sheshin "Skënderbej" me një miting madhështor. I njëjti burim thotë se për ndryshimet në statut si dhe për lëvizjet e mundshme që do të bëhen në strukturat e larta të PD-së, do të diskutohet më parë në Këshillin Kombëtar dhe më pas do t'i delegohen Kuvendit Kombëtar për miratim.
Kuvendi
Zhvillimi i punimeve të Kuvendit Kombëtar jo më kot është lënë vetëm dy ditë përpara mbarimit të fushatës paraelektorale, "Ditët e Shpresës". Sipas krerëve të PD-së, kjo bëhet me qëllim që edhe strukturat e partisë në bazë, prej nga vijnë delegatët, të jenë më të qartë për vendimet që do të marrin gjatë fushatës elektorale. Duke e afruar Kuvendin sa më pranë datës së zgjedhjeve, demokratët pretendojnë se do të sheshojnë të gjitha problemet që dalin gjatë periudhës së ndezur elektorale. Në kuvend pritet të shfaqen figura të reja në strukturat drejtuese të PD-së, disa prej të cilëve janë anëtarë të forumit më të ri, të quajtur Komiteti i Orientimit të Politikave, që drejtohet nga vetë kreu i PD-së, Berisha. Përveç kësaj, punimet dhe rezultatet që do dalin nga Kuvendi do të jenë vendimtare edhe për përzgjedhjen e kandidaturave, me të cilat do të konkurrohet në zgjedhjet e verës. Burimet thanë se është lënë pikërisht Kongresi për të vendosur rreth kandidatëve, me qëllim shmangien e keqkuptimeve apo mosmarrëveshjeve që lindin mes anëtarësisë.
Anëtarësimi
Një pjesë e anëtarëve të Komitetit të Orientimit të Politikave do të jenë anëtarë të PD-së apo drejtues në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo është bërë shkak për ndryshimin e disa pikave të statutit. Anëtarësimi në parti shihet si një mundësi për karrierë të atyre që kanë si synim ngjitjen e shkallëve në politikën shqiptare. Burimet theksojnë se kryedemokrati Berisha është në kontakt të vazhdueshëm me anëtarët e KOP-it, duke vëzhguar nga afër punën e tyre në hartimin e programit të partisë, me të cilën do të prezantohet në zgjedhjet e ardhshme. Në përfundim të punimeve të Kongresit do të prezantohet dhe sllogani i ri i fushatës elektorale të PD-së, i cili këtë vit mendohet se do të kryhet nga kompania amerikane, që ideoi dhe zhvilloi fushatën elektorale të republikanëve në zgjedhjet e vitit të kaluar.