Seanca e radhës së Kuvendit më 1 prill
Në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës do t’i jepet hapësirë rekomandimeve që do t’i hartojë Komisioni për Tregti, Industri dhe Komunikacion, të cilat kanë të bëjnë me strategjinë energjetike 2009 - 2018, ka thënë kreu i legjislativit, Jakup Krasniqi, i cili ndër tjerash ka bërë të ditur se Java e Kuvendit të Kosovës këtë vit është përcaktuar në komunat, të cilat nuk kanë qenë të përfshira më parë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi këto komente i ka bërë të martën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ndërkohë që mbledhja e radhës do të mbahet më 1 prill.
“Seanca e radhës do të jetë më 1 prill 2010, kryesisht kemi disa rekomandime, në mes të tjerash kemi edhe rekomandimet që do t’i hartojë Komisioni për Tregti, Industri dhe Komunikacion, për strategjinë energjetike 2009 - 2018”, ka pohuar kreu i legjislativit, Jakup Krasniqi.
I pyetur nëse agjenda e Javës së Kuvendit ka anashkaluar qytetin e Mitrovicës, Krasniqi ka pohuar se nuk mund të flitet për anashkalim të agjendës, por për përzgjedhje të komunave, të cilat nuk kanë qenë të përfshira më parë.
“Nuk është bërë anashkalim i agjendës, po jemi përcaktuar që kësaj radhe Java e Kuvendit t’i përfshijë komunat që nuk kanë qenë të përfshira më parë dhe jemi përcaktuar në komunat me numër mesatarë të asamblistëve dhe qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.
Ai po ashtu ka deklaruar se Java e Kuvendit që do të mbahet tani, realisht vjen nga viti i kaluar, kjo për shkak të mbajtjes zgjedhjeve, kurse ka shtuar se në shtatorë ose tetor planifikohet edhe Java tjetër të Kuvendit, ku do të jenë të përfshira komunat, të cilat kësaj radhe nuk janë në agjendën kuvendit. /kosovapress/