Bashkëpunim italian për fëmijët
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mori pjesë dje në një takim të organizuar nga Bashkëpunimi Italian për Zhvillim, mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Kryetarja e Kuvendit theksoi gjithashtu: “çështja e fëmijëve nuk është vetëm çështje e qeverive, nuk është vetëm çështje e politikës, në radhë të parë duhet të ketë një ndërgjegjësim më të madh të pushtetit lokal. Janë kryetarët e bashkive që duhet të ndryshojnë konceptin në raport me qytetin. Raporti fëmijë-qytet është shumë i ngushtë. Kemi nevojë për një rritje të kulturës së veprimtarisë te çdo fëmijë”. Në fjalën e saj, Kryetarja e Kuvendit ndër të tjera tha: Unë ju falënderoj shumë për këtë ftesë dhe ju përgëzoj për temën që keni zgjedhur. Natyrisht, theksoi ajo, “Bashkëpunimi Italian për Zhvillimin në Shqipëri ka vite e vite në Shqipëri, por tema për të drejtat e fëmijëve është shumë e veçantë dhe unë ju përgëzoj për këtë”.
#