E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqatat: Shqipëria të bllokojë Maqedoninë në NATO

Kërkesë Presidentit

Një numër partish politike dhe shoqatash të shqiptarëve të Maqedonisë kanë kërkuar ndihmë nga Presidenti, Bamir Topi, për të ndërhyrë në zbatimin e të drejtave për shqiptarët. Projekti “Shkupi 2014”, imponimi i mësimit të maqedonishtes nga filloristët shqiptarë, moszbatimi i ligjeve për simbolet dhe gjuhën shqipe, si dhe zvarritja e realizimit të Marrëveshjes së Ohrit, janë çështjet që kërkohen të shtrohen nga Presidenti shqiptar, Bamir Topi, gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni. Shoqata “Illyricum Libertas” i ka bërë thirrje Presidentit Bamir Topi që të shtrojë si çështje pozitën juridike dhe politike të shqiptarëve para krerëve shtetërorë të Maqedonisë, pasi, sipas tij, partitë politike shqiptare nuk janë në nivelin e duhur të përfaqësimit të tyre dinjitoz. Kreu i kësaj shoqate, Valon Kurtishi, thekson se Shqipëria duhet të bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. “Pozita juridike dhe politike e shqiptarëve, diskriminimi në arsim, ekonomi, në sistemin gjyqësor dhe në përgjithësi në çdo sferë të jetës duhet të jenë tema të bisedave mes Presidentit shqiptar dhe atij sllavo-maqedonas. Për këtë Shqipëria duhet t’i tërheqë vërejtjen gjithë establishmentit sllav, duke shtuar që Shqipëria duhet të shqyrtojë edhe mundësinë e bllokimit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›