E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunim me Kinën për punësimin

 

Bashkëpunim me Kinën për punësimin e sigurinë e shëndetit në punë. Ky ishte thelbi i diskutimeve në takimin e djeshëm mes Ministrit të Punës, Anastas Duro, dhe Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, z. Ëang Junling. Duke u ndalur në nivelin e bashkëpunimit në fusha të tilla si tregu i punës, ministri vuri në dukje se ky mund të vlerësohet si momenti më i mirë për firmosjen e Protokollit të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe ministrive përkatëse në këtë fushë. “Draft-Protokolli tashmë ka përfunduar dhe firmosja e tij në një kohë sa më të shpejtë do të sillte një nivel të ri bashkëpunimi mes dy vendeve tona në fusha me interes reciprok”, u shpreh Duro. Ambasadori i përshëndeti këto nisma dhe shprehu bindjen se investimet kineze do të pësojnë hop të ri në të ardhmen, falë angazhimit të të dy vendeve dhe bashkëpunimit në rritje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›