E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veshkat, caktohen datat e transplantit

 

Dy vajza të reja do të jenë të parat që do të bëjnë transplantin e veshkës në QSU. Më në fund datat 25 dhe 26 mars janë caktuar si definitive për realizimin e ndërhyrjes së rëndësishme. “Ekipi i mjekëve shqiptarë, i përbërë prej 6 neurologë, 3 imunologë dhe 5 nefrologë, është gati për realizimin e këtyre ndërhyrjeje”, ka deklaruar shefi i Neforlogjisë në QSU, Nestor Thereska. Sipas tij, ekipi do të asistohet nga 3 mjekë italianë të klinikës së Barit. Thereska shtoi gjithashtu se një transplant do të bëhet te një vajzë 20-vjeçare, ku dhurues është babai 50-vjeçar, ndërsa tjetri te një vajzë 21-vjeçare, me dhuruese nënën e saj 50- vjeçare. Këto ndërhyrje kirurgjikale realizohen në kuadër të Programit INTERREG III, financuar nga Komuniteti Evropian, në sajë të së cilit u krijuan ambientet për realizimin e transplantimit në spitalin publik. Në Klinikën e Urologjisë pranë QSUT-së kryhen rreth 2 mijë operacione në vit, nga më të thjeshtat, deri tek më të vështirat për të gjitha grupmoshat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›