Nik Kanon dëshiron të realizojë një komedi me Mariah
Nik Kanon dëshiron të bëjë një film komedi me gruan e tij Mariah Keri. Reperi thotë se ajo është personi më i qeshur që ai ka njohur dhe se do t’i pëlqente që ajo të tregonte talentin e saj komik në një film. “Do të më pëlqente të bëja një film me Mariah. Por do të duhej të ishte komedi. Ajo është femra më humoriste në botë, ajo më mban me të qeshura gjithë kohën”, ka thënë Kanon. Realizimi i fundit filmik i Kerit ishte filmi “Precious”, ku ajo luajti rolin e një punëtoreje sociale. Më herët këngëtarja ka pranuar se kompleksi i saj është fytyra, pasi që e vogël i ishte vënë në pah se ndryshonte shumë nga bashkëmoshatarët e tjerë.
15 Mars 2010