Mikael Shumaker, kampioni i parasë
Mikael Shumaker (41 vjeç) është një kampion i madh i parasë. Llogaria bankare e shtatë herë kampionit të botës është e pamatë. 63 milionë euro është vetëm paga e tij për tre vjet, pasi kontrata e tij me Mercedes GP skadon në vitin 2012. 21 milionë euro në vit e bën krenar gjermanin. Por, skuderia e tij në fakt nuk paguan asnjë cent në mega-marrëveshjen me pilotin më të famshëm të Formula 1. Janë sponsorët e mëdhenj ata që nxjerrin lekët nga xhepi i tyre, para së gjithash koncerni nga Malaysia, Petronas. Kontrata e vërtetë e Shchumit është mbajtur edhe sot e kësaj dite e fshehtë. Në kthimin e tij të madhe me helmetat e argjendta ai siguroi tre sponsorë të rinj, madje në treg ka dhe një pije energjike me emrin e tij. Këto kontrata i sjellin atij rreth 2 milionë euro në vit. Në llogari futet super-kontrata me sponsorin kryesor, DVAG (një kompani shërbimesh financiare), prej të cilit Shumi përfiton 3 milionë euro të tjera. Deri në vitin 2014 kampioni do të arkëtojë 15 milionë euro të tjera.
Pesë partnerët e tjerë të mëdhenj (Omega, Bacardi, Rosbacher, L+R, Schuberth) sjellin para të tjera në llogarinë e tij. Menaxheri i Shumit, Vili Veber, e thotë shkurt: “Mikael është një markë, që ka një vlerë goxha të lartë në botë”.Thjesht, Shumi është një kampion i parasë. Ylli i Mercedesit shkëlqen kudo. Falë tij, edhe Formula 1 përfiton shumë të jashtëzakonshme.
F1, Sebastian Fetel ne pole
Pas gjermanit të Red Bull janë dy pitotët e Ferrarit, Felipe Massa dhe Fernando Alonso
Sebastian Fetel (Red Bull) do të niset të dielën nga pole position në Çmimin e Madh të Bahrain, gara e parë e Kampionatit Botëror të Formula 1. Piloti gjerman ishte më i shpejti, duke fiksuar kronometrin në kohën 1'54''101, përpara dy ferraristëve, Felipe Massa dhe Fernando Alonso. I katërti Luis Hamilton (McLaren), i pesti Nico Rosberg (Mercedes). Mikael Shumaker është i shtati në linjën e nisjes, ndërkohë që kampioni në fuqi të botës, Jenson Button, i teti.
15 Mars 2010