E Diel, 1 Nëntor 2026

Torres: Mund të largohem nga LiverpoolFernando Torres pranoi se ai do të mendonte për të ardhmen e tij te Liverpool nëse klubi nuk do të blejë lojtarët e duhur për tu shndërruar në një pretendent të q



Fernando Torres pranoi se ai do të mendonte për të ardhmen e tij te Liverpool nëse klubi nuk do të blejë lojtarët e duhur për tu shndërruar në një pretendent të qartë për të fituar Premier League. Liverpool aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë, një pikë pas Tottenham dhe Manchester City, por duke luajtur më shumë ndeshje se sa rivalët e tij kryesorë për katërshen e “djepit” të Champions League. Pasi kanë dështuar në dyja kompeticionet e kupave shtëpiake dhe humbur ndeshjen e parë në 1/16-tat e Europa League kundër Lille, sezoni aktual është për tu harruar plotësisht nga “Reds”-at. I pyetur nga gazeta spanjolle “As”, nëse ai planifikonte të largohej nga Liverpoolm, nëse do të dështonte të kualifikohej për Champions League, Torres tha: “Është shpejt të flasësh, por ndershmërisht unë mendoj se ne do të kapim vendin e katërt. Për mua kualifikimi për Champions League nuk është dhe aq i rëndësishëm. Gjëja më e rëndësishme është që klubi të bëjë përpjekje të mëdha dhe të sjellë lojtarë të rëndësishëm, të cilët do të përmirësojnë cilësinë e skuadrës.
“Ne kemi nevojë për pesë top-lojtarë që të jenë konkurrues. Pa përforcime vitin e ardhshëm në do të luftojmë sërish për të kapur vendin e katërt. Unë dua të luftoj vitin e ardhshëm për të fituar Premier League, të fitoj Champions League ose Europa League, por për këto ne duhet të nënshkruajmë me ata lojtarë”.

15 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›