E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhenifer Lopez: “Familja, gjëja më e rëndësishme”



Në moshën 40-vjeçare ka kuptuar se gjëja më e rëndësishme është familja. Këngëtarja e famshme Xhenifer Lopez pranon se kohën që i ka kushtuar karrierës, tashmë duhet t’ia kushtojë familjes. Lopez ka dy fëmijë binjakë, Maks dhe Emi, me burrin e saj Mark Antoni dhe koah që ka qëndruar pranë njerëzve të dashur e ka bërë të kuptojë se çfarë vlen më shumë. “Mendoj se duhet të kuptoni se çfarë është më e rëndësishme për ju. Dhe mendoj se duhet të kuptoni se sa mund jepni në punë, po aq duhet të jepni në lidhje dhe për fëmijët tuaj”, ka thënë Lopez. “Për mua, familja është gjëja më e rëndësishme dhe gjithçka tjetër vjen pas saj. Është vështirë të bësh gjithçka, por duhet të përpiqesh”, ka shtuar bukuroshja 40-vjeçare, tashmë me këmbë në tokë dhe e ndërgjegjshme se vitet që kanë kaluar nuk mund të kthehen më mbrapsht.

15 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›