Qeveria holandeze financon për sipërfaqet e gjelbëruara
Autori i Lajmit: red.
Qytetit të Fierit do t i shtohen edhe rreth 5000 metër katrorë sipërfaqe e gjelbëruar, në sajë të një prej projekteve të zbatuar në këtë qytet për shtimin e sipërfaqes së gjelbëruar. Nje lulishte do të ndërtohet në unazën veriore të qytetit përgjatë rrugës “Skënderbej“, e cila shtrihet në lagjen “Liri “ dhe “Liri Gero”. Projekti i gjelbërimit së bashku me ambientet çlodhëse kap vlerën rreth 5.000.000 lekëve. Drejtuesi i Departamentit të Programim –Zhvillimit në bashki, Flamur Mataj, tha se “projektin e lulishtes në rrugën “Skënderbej“ e kemi fituar duke aplikuar së bashku me “KO-PLAN”. Financimi është bërë nga Qëndra Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit (AREKU), fonde që financohen nga qeveria holandeze, në bashkëpunim dhe me shoqërinë civile. Projekti ka të bëjë me sistemimin e 5000 metër katrorë lulishe, me mbjelljen e 130 pemëve dekorative dhe sistemimin e rrugicave për kalimtarët". Sipas Matos, mësohet se ky projekt, përveç shtimit të sipërfaqes së gjelbër, do të mundësojë përgjatë kësaj rruge ambiente pushuese për komunitetin.
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008