E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunim midis Policisë së Kosovës dhe EULEX

Prishtinë- Policia e Kosovës dhe misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për sundimin e ligjit, EULEX, kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi në lidhje me shfrytëzimin e përbashkët të sistemit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit të Policisë së Kosovës. Ky rrjet do të shfrytëzohet në përputhje me kriteret dhe kushtet e caktuara dhe shfrytëzuesit e saj të vendosur brenda ndërtesave të PK-së të kenë qasje në serverët dhe sistemin telefonik të EULEX it përmes rrjetit të PK-së.

Policia e Kosovës ka krijuar rrjetin e pavarur të sofistikuar të rrjetit të teknologjisë informative në tërë territorin e Republikës së Kosovës duke i përfshirë këtu: Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Drejtoritë rajonale me stacionet policore dhe nënstacionet policore si dhe të gjitha pikat kufitare duke përfshirë dhe Aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›