Papulias: Ata që e shkaktuan,të paguajnë krizën ekonomike
Athinë-Presidenti grek Karolos Papulias, duke folur për krizën ekonomike në vend, theksoi se këtë krizë nuk duhet ta paguajnë punëtorët e thjeshtë. “Krizën ekonomike nuk duhet që ta paguajnë punëtorët , pasi të paktën këta janë të pafajshëm. Duhet ta paguajnë ata që e provokuan krizën dhe ku insistojnë për të mos humbur asnjë gjë nga ato që kanë fituar në të kaluarën, si dhe ku mendojnë për të fituar edhe në të ardhmen. Besoj se përpjekja e punonjësve është e rëndësishme për ruajtjen e të drejtave, jo vetëm në vendin ku punojnë, por në përgjithësi të klasës punëtore. Ju ndjek! Jeni përball një grevë, një grevë në mes të një krize ekonomike është shumë e respektueshme. Unë besoj gjerat të shkojnë dhe të jepni një mesazh ku brenda kontekstit gjithmonë të respektohet populli grek”-theksoi Papulias.
Greqia renditet në një nga vendet më të shtrenjta të Evropës, në një kohë që paga mujore është rreth 3 herë më pak, ndërsa sendet ushqimore rreth tre herë më të shtrenjta për të njëjta prodhime. Ditën e enjte Greqia do të paralizohet nga një greve 24 orëshe, të organizuar nga Sindikatat e Përgjithëshme. Si gjithmonë presidenti i vendit në momente të vështira ka bërë ndërhyrje, duke mbajtur qëndrim konkrete.
Shpetim Zinxhiria nga Athina