Bashkëpunim ndërkufitar me vendet e rajonit
"Ministria e Punës do të jetë e hapur për të forcuar bashkëpunimin me të gjithë donatorët dhe organizatat që veprojnë në fushën sociale". Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Punës, Spiro Ksera. Ministri ka pritur dje në takim një delegacion të rajonit Emilio-Romano në Itali. Delegacioni kryesohej nga përgjegjësi për marrëdhëniet me jashtë në Bashkinë Forli, të rajonit Emilio-Romano në Itali, Davide Drei.
Ministri Ksera i siguroi bashkëbiseduesit se Ministria e Punës do të jetë serioze dhe korrekte në bashkëpunimin me çdo organizatë dhe donator në zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën sociale. Sipas Luka Pjetrit, përgjegjës i zyrës për Ballkanin, Shqipëria konsiderohet partneri i parë dhe më i rëndësishëm për këtë zyrë dhe "ne jemi të interesuar që të forcojmë bashkëpunimin tonë veçanërisht në kuadër të projektit të ri për bashkëpunimin ndërkufitar mes vendeve të rajonit, projekt i cili do të ketë në fokus të vet ngritjen e bizneseve sociale, që do t‘u vijnë në ndihmë grupeve vulnerabël, riintegrimit të emigrantëve të kthyer, shkëmbimit të eksperiencave mes vendeve të rajonit në hartimin e zbatimin e planeve sociale dhe ngritje kapacitetesh institucionale.