Kapet në Francë shkodrani Cafi, kërkohej për vrasje në vitin 2001
Kapet në Lion të Francës i kërkuari shkodran, Bledar Cafi, i cili është dënuar për një vrasje dhe dyshohet për disa vepra të tjera penale. Pinjolli i familjes Cafi, ku shumë pjesëtarë të saj kërkohen nga policia, dyshohet për vrasjen e Shyqyri Mustafajt, pasi ky nuk e kishte lejuar vajzën të shoqërohej më me një nga familjarët e tij, duke e larguar nga Shkodra dhe martuar në Tiranë. Për këtë krim fillimisht u dënua djali i viktimës, pasi edhe familja Mustafaj kishte frikë të tregonte të vërtetën, por pas një sërë ankesash që i dënuari bëri në Prokurorinë e Përgjithshme, u arrit që të zbardhet plotësisht ngjarja e rëndë e vitit 2001.
Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se Cafi është kapur pas një bashkëpunimi mes Interpol-Tiranës dhe homologëve francezë. Këta të fundit kanë mundur të zbulojnë vendndodhjen e shkodranit, të shpallur në kërkim prej disa vitesh. Sipas dosjes penale në ngarkim të tij, ai akuzohet për vrasjen e Shyqyri Mustafajt, pikërisht më 27 korrik të vitit 2001. Fillimisht për këtë krim u dënua Fatos Mustafaj. Por ndaj vendimit të formës së prerë, datë 27.05.2002 të Gjykatës së Shkodrës, Fatosi ka paraqitur kërkesë për rishikim në Prokurorinë e Përgjithshme. Sipas këtij vendimi është pranuar fakti se i gjykuari Mustafaj, i cili jetonte në një barakë afër banesës së prindërve të tij, në datën 27.07.2001, gjatë gjithë ditës ishte zënë me vëllain e tij të quajtur Guximtar Mustafaj. Duke u nisur nga kjo, është ndërtuar ngjarja sikur Fatos Mustafaj kishte vrarë të atin. Por, nga aktet e administruara, si dhe procesverbali i seancës gjyqësore, rezultoi se të pranishëm në vendin e ngjarjes ka qenë djali tjetër i viktimës dhe gruaja e tij. Dëshmitë e tyre nuk u morën deri vonë, pasi ata ishin shpërngulur në Sarandë nga frika. Pyetja e tyre është bërë në Sarandë, më datën 12 qershor 2008.
Nga përmbajtja e këtyre dy deklarimeve, rezultoi se autor i ngjarjes së datës 27 korrik 2001, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij viktima Shyqyri Mustafaj, janë shtetasit Gani Cafi, Asllan Cafi dhe i arrestuari i djeshëm, Bledar Cafi, dhe jo i gjykuari Fatos Mustafaj. Këto deklarime pasqyrojnë në mënyrë të qartë e të detajuar gjithë ngjarjen e datës 27.07.2001, që përputhen plotësisht me njëra-tjetrën dhe me deklarimet e dëshmitares Fatmira Muça, e cila është tezja e Fatos Mustafajt. Konkretisht në deklarime dëshmitarja Fatmira Muça ka thënë: "Në shtëpinë e motrës time, me datën 27.07.2001, kur ora shënonte rreth 02:00 e mëngjesit, kam qenë në gjumë dhe kam dëgjuar djalin e motrës, Guximtarin, duke thënë: Çfarë doni ju këtu. Kam parë dy persona që unë i njoh, njëri quhet Gani Cafi, i cili banon aktualisht në Parrucë, ndërsa tjetri ka qenë Asllan Cafi. Që të dy kanë pasur armë me vete, automatikë", ka sqaruar Muça. Sipas dëshmisë, Asllani, në bashkëpunim me Ganiun dhe Bledarin, e vranë Shyqyriun për arsye se ai e kishte dërguar vajzën e tij në Tiranë, ku dhe e ka martuar, pasi deri në atë kohë Asllani e ka pasur të dashur vajzën e quajtur Lindita. Në të tilla kushte, prokuroria i kërkoi gjykatës pezullimin e vendimit për Fatos Mustafajn dhe shpalljen e tij të pafajshëm. Ministria e Brendshme deklaron ndërkaq se mbi të sapoarrestuarin Bledar Cafi rëndojnë akuza e vrasjes, armëmbajtje pa leje dhe zotërim eksplozivi, ndërsa dyshohet edhe për krime të tjera.
Ble. Gi.