Zhduket një tjetër fëmijë nga shtëpia "Zyber Hallulli"
Epidemia e largimit të fëmijëve nga shtëpia "Zyber Hallulli" po bëhet shqetësuese jo vetëm për drejtuesit e institucionit, por edhe për policinë. Një tjetër fëmijë është larguar këto ditë, duke e çuar në dy numrin vetëm për këtë fillim muaji. Menjëherë punonjësit kanë denoncuar zhdukjen e tij, ndërkohë që policia po punon për gjetjen e tyre, por ende nuk ka mundur të bjerë në gjurmë të fëmijëve të mitur. Kjo ka sjellë shqetësim edhe te organet e policisë, të cilat shprehen se këta fëmijë mund të bien lehtë viktima të trafikut dhe askush nuk mund të kujdeset për ta.
Zhdukjet
Kështu, prej disa ditësh kanë nisur kërkimet, por ende nuk është rënë në gjurmët e tyre. Sipas të dhënave hetimore, rasti i dytë brenda pak ditësh është shënuar dy ditë më parë, kur Gentiana B., e cila është punonjëse e shtëpisë së fëmijës "Zyber Hallulli", është paraqitur në Komisariatin Nr. 1 për të kërkuar ndihmë për fëmijën e humbur, e për më tepër për të pyetur se çfarë është bërë me denoncimin e parë, që u krye më 4 tetor.
Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se 35-vjeçarja, e cila punon prej kohësh në këtë institucion, ka shpjeguar në denoncim se një ditë pas denoncimit të parë, është larguar një tjetër fëmijë. Ajo është shprehur se fëmija 13-vjeçar, i cili quhet Kasëm L., është larguar rreth orës 11:00 të paradites së të hënës. Më tej, në deklarim është shprehur se shtëpia e fëmijës e ka pritur të larguarin që të kthehet, por ai nuk është kthyer më, kështu që është detyruar t‘i drejtohet policisë për ndihmë. Madje ajo ka dhënë edhe tiparet e fëmijës së larguar, bashkë me një fotografi të bërë në ambientet e shtëpisë "Zyber Hallulli". Ndërsa fëmijët e tjerë kanë treguar se atë ditë 13-vjeçari ishte i mërzitur, kështu që kishte vendosur të largohej. Policia tha se menjëherë ka nisur kërkimet, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tij. Por, për grupin hetimor fakt shqetësues mbetet zhdukja e dy fëmijëve brenda pak ditësh, pasi nga ky institucion ka pasur edhe denoncime të tjera, por brenda pak orësh fëmijët janë rikthyer.
Vetëm pak ditë më parë, një 12-vjeçar u denoncua nga shtëpia e fëmijës "Zyber Hallulli", i cili ishte larguar dhe deri më sot ende nuk ka informacion zyrtar nëse ai është kthyer sërish. Denoncimi për largimin e tij është bërë nga përgjegjësit e shtëpisë së fëmijës. Pikërisht më 4 tetor, Genc L., 47 vjeç, është paraqitur në Komisariatin Nr. 1 për të denoncuar largimin e fëmijës Agron M., 12 vjeç. Ai ka treguar se fëmija ishte larguar nga "Zyber Hallulli" që më datë 2 dhe nuk ishte kthyer më.
Kërkimi
Në këto kushte, policia ka regjistruar dy denoncimet dhe ka marrë fotot e fëmijëve, që ende nuk dihet se ku janë. Menjëherë lajmërimi u është dhënë gjithë shërbimeve të policisë, të cilat kanë nisur kërkimet për gjetjen dhe kthimin e tij në banesë. Policia tha se situata është vlerësuar maksimalisht, pasi këta fëmijë janë të prirur të bashkohen me kontingjentin kriminal në Tiranë dhe mund të bëhen viktima të veprave të tyre penale. Gjithashtu, policia u shpreh se në disa raste, në shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli" dërgohen edhe fëmijë me prindër, të cilët nuk kanë mundësi t‘i mbajnë për shkak të kushteve ekonomike. Por shpesh herë fëmijët kthehen pranë familjeve, ku qëndrojnë disa ditë dhe më pas rikthehen në këtë institucion. Megjithatë po kërkohen edhe grupe lypësish, pasi dyshohet se fëmijët e larguar mund të jenë bashkuar me ta.