Bashkëpunim në fushën ushtarake
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, takoi dje Komandantin e grupit të anijeve turke K/Admiral Ismail Taylan, nga ku u konfirmua bashkëpunimi dypalësh në fushën ushtarake si dhe rritja e mëtejshme e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Takimi erdhi në kuadër të Planit të Bashkëpunimit Bilateral ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, 5 fregata turke po zhvillojnë një Vizitë Portuale në portin e Durrësit dhe të Vlorës. "Ministri Imami vlerësoi së pari marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, marrëdhëniet mes dy shtabeve, planet në zhvillim të bashkëpunimit si edhe vetë vizitën e anijeve turke në ujërat tona si tregues i këtij bashkëpunimi. Ai vlerësoi ndihmën në edukimin, arsimimin dhe trajnimin e një numri të madh oficerësh shqiptarë. Gjithashtu vlerësimi shkoi edhe në bashkëpunimin e forcave tona në Afganistan, ku së shpejti do të niset edhe një togë mjekësore që do të veprojë brenda komandës turke", thuhet në njoftimin për shtyp.