E Diel, 1 Nëntor 2026

SHISH kërkon fonde shtesë



Shërbimi Informativ Shtetëror kërkon më shumë fonde nga buxheti i shtetit për të mbështetur punën e tij për sigurinë kombëtare. Kërkesa ka ardhur nga kreu i SHISH, Bahri Shaqiri, dje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Kreu i SHISH raportoi për punën e tij njëvjeçare në komision, ku opozita dhe maxhoranca pranuan rezultatet e këtij institucioni. "Sot Komisioni i Sigurisë kishte të ftuar kreun e SHISH. Deputetët i bënë pyetje dhe morën përgjigje. Problemi kryesor që ka Shërbimi Informativ është mungesa e buxhetit për realizimin e misionit", u shpreh deputeti i PS-së, Pirro Lutaj. Fondet nga SHISH kërkohen për operacione shtesë, teknologji më të mirë, trajnim të inspektorëve etj. Në këtë raportim me dyer të mbyllura nuk u bë e ditur nëse u diskutua për ndryshimet në ligjin për SHISH, tashmë i pezulluar. Opozita i ka kundërshtuar këto ndryshime, ndërsa ndërkombëtarët kanë kërkuar konsultim më të gjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›