E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunim, që statusi të merret brenda vitit

Në vijim të qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është takuar me kongresmenin, kryetar i Grupit te Çeshtjeve Shqiptare ne Kongres dhe Anetar i Komisionit te Jashtem, Eliot Engel.

Në qendër të diskutimit të tyre kanë qenë zhvillimet e fundit në Shqipëri , Kosovë dhe rajonin përgjithësi.

Duke vlerësuar kontributin e kongresmenit Engel dhenë për Shqipërinë dhe Kosovë, Meta shprehu angazhimin e LSI per progresin e reformave te ndermarra dhe per krijimin e nje klime sa me pozitive ne politiken shqiptare.

Meta dhe Engel ndane mendimin se partite politike ne Shqiperi duhet te bashkepunojne ne menyre konstruktive duke vene interesin e shqiptareve mbi çdo interes tjeter partiak, ne menyre qe vendi te marre statusin e kandidatit brenda ketij viti.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, u cilësua si nje hap perpara ne stabilizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Engel shprehu angazhimin e tij te vazhdueshem per çeshtjen e Kosoves dhe per avancimin e njohjeve te metejshme, veçanerisht duke punuar me vendet e Organizates se Vendeve Amerikane (OAS).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›