Ruçi-Topallit: Po mbani peng mandatin e Seserit

Gjithashtu, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, u shpreh i shqetësuar për mos zëvendësimin e anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës.
“Po mbani peng vendin vakant të një deputeti të opozitës për 4 muaj me radhë, pa asnjë arsye në kundërshtim të plotë me kushtetutën dhe tani vini e lexonin nenet për të interpretuar se kur është për projektligj dhe kur është për emërim, rastet janë të njësojtë. Grupet të kenë kohën që të diskutojnë për të mbajtur një qëndrim dhe këtë veprim. U kujtoj që është Autoriteti i Konkurrencës, ish zëvendësministrja e brendshme bëhet kandidate për atë mandat që ka pasur opozita”, tha Ruçi në seancën e sotme parlamentare.
Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i kërkoi opozitës që të caktojë orën për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, por Ruçi tha se kjo është vetëm një pretekst. Për sa i përket vendeve vakante në Autoritetin e Konkurrencës, të cilët pritet të zëvendësohen me përfaqësues të opozitës, Topalli tha se po priten propozimet. “Kanë pasur dhe dokumentet mbi çdo rast dhe në fakt kam pritur propozimet nga palët, që në fakt kanë munguar dhe para pak ditësh kanë ardhur nga mazhoranca. Kohe keni pasur sa të doni”, tha Topalli. /S.Ll/Start/
2012-03-29 11:11