Idrizi akuza Dules: Shërbëtor i qarqeve të errëta

“Ky njeri është provokator përsëritës, që synon të ngjallë zemërim, urrejtje, fërkime midis pjesëve të ndryshme të popullsisë shqiptare. Çdo dalje e tij në ekran, si shpalosësh i tezave të egra, fyese për popullin shqiptar të Çamërisë dhe shqiptarët në përgjithësi”, theksoi Idrizi.
Ai shtoi se Dule i fryn ndarjes midis minoritetit grek dhe popullsisë tjetër shqiptare. “Tezat që ai shpalosi në një emisionin televiziv, në lidhje me Çamërinë, me refuzimin në kufi të, gjyshërve dhe gjyshërve tanë që i krijojnë frikë s’dihet se kujt në Greqi, nuk i kemi dëgjuar prej ndonjë autoriteti zyrtar grek. Pra jemi vërtet të çuditur se prej nga ku i merr ushqimet propagandistike ky njeri”, tha kreu i PDIU-së.
Idrizi hodhi akuza ndaj Dules, duke theksuar se ai i shërben qarqeve të errëta greke dhe është në shërbim të tyre. “Dule do të ishte mirë të merrte disa leksione historie përpara se të fliste për të. Nëse do ta bënte, do të dinte mjaft mirë se termi Thesproti është ringjallur në Greqi as më shpejt e as më vonë sesa në vitin 1937. Ndërkaq, termi Çamëri, që vjen nga lashtësia, nëpërmjet lumit legjendar Thiamis, ka qenë i përdorur zyrtarisht edhe nga vetë Greqia deri në atë vit. Dhe këtë nuk e themi vetëm ne, e thonë edhe shkencëtarët grekë, përfshi ministrin aktual të Arsimit në Greqi, gjuhëtarin Jorgos Babinjotis, në fjalorët e tij. Ndaj duke ju përgjigjur atij, ne po i përgjigjemi atyre qarqeve të errëta të politikës dhe të shtetit grek që s’guxojnë të dalin në dritë, por vendosin para vetes shërbëtorin e tyre Dule. Ne i themi këtyre qarqeve, këtij njeriu të tyre, se Çamëria ka qenë dhe mbetet një realitet historik dhe ekzistues, sot dhe në të ardhmen. Ai thotë se që nga koha e demokracisë nuk ekziston një emër Çamëri”, shtoi.
Duke akuzuar Greqinë për gjenocid edhe kulturor ndaj çamëve, Idrizi tha se Çamëria është një plagë që kullon gjak akoma, si pasojë e veprimeve gjenocide të paraardhësve të atyre që kanë sot për zëdhënës Vangjel Dulen. “Janë 9500 km2 tokë shqiptare që u aneksuan nga Greqia në vitin e mbrapshtë 1913, janë 300 mijë Shqiptarë të Çamërisë, janë trojet, varret, shtëpitë e grabitura, që kërkojnë drejtësi dhe nuk mund t’i zhbëjnë as qarqet shoviniste greke e as kulufi liliput Dule”, vijoi. /Start/
2012-03-29 12:13