Bashkëpunimi ekonomik, biznesi çek i interesuar për tregun shqiptar
Energjetika, turizmi dhe bujqësia, sektorët ku mund të investohet në Shqipëri
Çekia e shikon Shqipërinë si një partner të mundshëm për të investuar kapitale në disa sektorë. Energjetika, turizmi dhe bujqësia janë tre prej sektorëve kryesorë ku investitorët çek shikojnë mundësitë për të investuar dhe për të marrë fitime nga tregu shqiptar. Këto përparësi të mundshme bashkëpunimi janë identifikuar dje gjatë forumit të biznesit shqiptaro-çek, i mbajtur në Tiranë, ku të pranishëm kanë qenë edhe presidentët e dy vendeve, ai shqiptar Bamir Topi dhe homologu i tij çek Vaslav Klaus. Gjatë forumit të sipërmarrjes private, u diskutua fakti se mes dy vendeve ka hapësira për bashkëpunim ende të pashfrytëzuara. Kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi ftoi biznesin çek që të bashkëpunojë me kompanitë shqiptare për projekte rajonale, duke hedhur edhe idenë e vendosjes së një linje direkte ajrore Tiranë-Pragë, e cila do të shkurtojë ndjeshëm distancat mes dy vendeve. “Biznesmenët çekë mund të konsiderojnë të ardhmen e tyre të marrëdhënieve jo vetëm me biznesin e Shqipërisë por për të hyrë në të gjithë rajonin. Mjaft çështje që kanë të bëjnë për shembull me energjetikën që e bëjnë botën tonë më të vogël për ta trajtuar me të gjitha termat klasike të globalizmit. Ajo që do të kërkoj sot është riaktivizimi i një linje ajrore direkte midis Pragës dhe Tiranës e cila në vetëm një orë do t'i jepte mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”,- deklaroi Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Për rritje të bashkëpunimit me Shqipërinë është shprehur edhe presidenti çek, Klaus. Ai ka theksuar se është me interes të shtetit të tij për të bashkëpunuar në të gjitha fushat, veçanërisht në atë ekonomike.
Forumi
Forumi i djeshëm i biznesit shqiptaro-çek solli në Tiranë përfaqësues të kompanive të njohura çeke si “Tatra”, “Egem”, “ZPA Smart energy”, “Geotest”, “Real trade praha”, etj., si dhe të bankës Çeke të Eksporteve. Ata u shprehën për një bashkëpunim të drejtpërdrejtë me subjektet shqiptare por ndërkohë kërkuan nga shteti shqiptar ngritjen e një infrastrukture më të mirë për biznesin, e sidomos për investitorët e huaj. “Republika çeke është e interesuar për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë në të gjithë fushat e jetës. Por ajo që duhet të predominojë në këto marrëdhënie padyshim që është ekonomia dhe biznesi”,- deklaroi presidenti çek Vaslav Klaus. Më tej kreu i shtetit çek, vlerësoi si shumë të madh progresin që ka bërë Shqipëria në këto vite, duke thënë se interesi për të investuar këtu është i lartë. Ndërsa drejtuesit e biznesit çek si shenjë të parë të interesit të tyre për tregun shqiptar cilësuan futjen e kompanisë “CEZ” në sektorin e energjisë. “Ka shumë rëndësi të kuptojmë se mundësitë tona për bashkëpunim janë shumë më të mëdha. Ajo që mund të bëjmë ne në këto kushte është të angazhohemi plotësisht të dy palët për të hequr çdo barrierë që ekziston”- tha presidenti i Konfindustrisë çeke, Stanislav Kazeski.
Bashkëpunimi
Ndonëse ka një histori të marrëdhënieve ekonomike shqiptaro-çeke, aktualisht shkëmbimet janë të ulëta. Në vitin 2008 importet çeke ishin 20 milionë euro, ndërsa eksportet drejt Çekisë vetëm 1.4 milion euro. Aktualisht turizmi është një tjetër pikë e rëndësishme e mundësive reale të bizneseve çeke për investime në Shqipëri. Në këtë drejtim mësohet se nga ana e këtyre bizneseve ka pasur një kërkesë të kahershme për të qenë pjesë e investimeve në bregdetin shqiptar.
7 Tetor 2009